Jump to content

Yllka Gashi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
The printable version is no longer supported and may have rendering errors. Please update your browser bookmarks and please use the default browser print function instead.
Yllka Gashi
Lindi1982 (Error: Invalid date format for input date vjeçe)
KombësiaKosovare
ProfesioniAktore

Yllka Gashi (lindur më 30 gusht 1982) është një aktore kosovare.

Jeta dhe karriera

Ka mbaruar studimet në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës. Gashi e filloi karrierën e saj të aktrimit në moshën 17-vjecare pasi u përfshi në audicionet e saj të para në vitin 1999. Që prej asaj kohe është shfaqur në produksione të shumta skenike dhe filma artistikë.

Për publikun njihet me rolin e saj si Zana në serialin Familja Moderne në RTK dhe tregonte problematikat e shoqërisë dhe brezave pas luftës në Kosovë.

Ajo ka luajtur po ashtu edhe në filma të tjerë të zhanreve të ndryshme, duke u prezantuar me më shumë suksese.

Në vitin 2004 ka marrë çmimin për aktoren më të mirë në Festivalin për Teatër “Setkani/Encounter” në Çeki.

Në vitin 2015 emigroi për në Amerikë me bashkëshortin dhe vajzën e saj.

Në qershor të vitit 2018, ajo mori rolin e saj të parë anglishtfolës së bashku me Kathleen Chalfant ne hitin e familjes mbreterore jashte Broadway, Women on Fire. Zbulimi amerikan i saj erdhi në filmin e mirënjohur Zgjoi të Blerta Bashollit, i cili u bë filmi i parë që fitoi tre cmime të mëdha të Festivalit të Filmit Sundance në Konkursin Botërorë të Kinemasë Dramatike.

Përvec aktrimit, Gashi ka shërbyer edhe si Ambasadore e Vullnetit të mirë të UNICEF-it dhe si ambasadore artistike e Save The Children-Kosovë, ku ajo bëri fushatë për arsimin gjithëpërfshirës për fëmijët me nevoja të veçanta.

Filmografia

·        Familja Moderne -2002

·        Kukumi-2004

·        Mesazhi-2008

·        Kombinati-2012

·        Zgjoi (Hive)-2021.