Dani Carvajal
Carvajal duke luajtur për Spanjën U–21 në vitin 2013 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Daniel Carvajal Ramos | ||
Datëlindja | 11 janar 1992 (32 vjeç) | ||
Vendlindja | Leganés, Spanjë | ||
Gjatësia | 1.73 m (5 ft 8 in) | ||
Pozicioni | Mbrojtës i djathtë | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Real Madrid | ||
Numri | 15 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1999–2002 | ADCR Leman's | ||
2002–2010 | Real Madrid | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2010–2012 | Real Madrid B | 68 | (3) |
2012–2013 | Bayer Leverkusen | 32 | (1) |
2013– | Real Madrid | 286 | (10) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2010–2011 | Spanja U19 | 11 | (0) |
2012–2014 | Spanja U21 | 10 | (1) |
2014– | Spanja | 51 | (1) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 5 tetor 2024 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 8 shtator 2024 |
Daniel Carvajal Ramos (lindur më 11 Janar 1992), njohur zakonisht si Dani Carvajal, është një futbollist spanjoll i cili luan si mbrojtës i djathtë me klubin spanjoll Real Madrid dhe me kombëtaren spanjolle.
Carvajal u zhvillua si futbollist në ekipet e të rinjëve të Real Madridit, dhe luajti një sezon me klubin gjerman Bayer Leverkusen. Ai më pas u rikthye në Madrid në verën e vitit 2013 dhe që atëherë ka fituar disa trofe në Spanjë dhe kontinent, përfshirë katër UEFA Liga Kampionesh.
Carvajal ka qënë një ish lojtar i të rinjëve të Spanjës; ai fitoi Kampionatin Evropian 2011 me ekipin U19 dhe edicionin 2013 me ekipin U21. Ai debutoi me skuadrën e parë në vitin 2014 dhe katër vitë më pas mori pjesë në Kupën e Botës 2018 në Rusi.
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Real Madrid B
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Carvajal ka lindur në Leganés, një periferi e Madridit. Ai u bashkua në sistemin e të rinjëve të Real Madridit që në moshën dhjetë vjeçare duke i kaluar të gjitha nivelet deri sa arriti tek Real Madrid Castilla në vitin 2010.
Në sezonin e tij të parë si i rritur Carvajal u vendos menjëherë në formacionin titullar të skuadrës rezervë, duke bërë edhe kapiteni i skuadrës. Në sezonin e ardhshëm ai u paraqit edhe më mirë (38 ndeshje dhe dy gola, përfshirë edhe ndeshjet play-off'et, me skuadrën e rezervave e cila u rikthye te Segunda División pas pesë vitesh mungesë.
Bayer Leverkusen
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 11 korrik 2012, pasi dështoi të bënte qoftë edhe një paraqitje të vetme me skuadrën e parë të Realit,[1] Carvajal firmosi një kontratë pesë vjeçare me klubin gjerman Bayer Leverkusen për shumën e 5 milion €. Spanjollët kishin vendosur në kontratë klauzolën e ri-blerjes për 6.5 milion € nqs dëshironin t'a blenin pas një sezoni, 7 milion € pas dy sezonesh dhe 8.5 milion € pas tre.[2]
Carvajal bëri debutimin e tij në Bundesligë më 1 shtator 2012 në një fitore 2–0 në shtëpi kundër SC Freiburg,[3] duke u emëruar më pas në Skuadrën e Javës.[4] Ai shënoi golin e tij të parë me klubin e ri më 25 nëntor, duke shënuar të dytin në suksesin 2–1 kundër TSG 1899 Hoffenheim.[5]
Carvajal ishte zgjedhur si një nga tre mbrojtësit më të mirë të djathtë në fund të sezonit të tij të parë dhe të vetëm, duke u renditur mbrapa gjermanit Philipp Lahm të Bayern München dhe japonezit Atsuto Uchida të Schalkes. Ai mori gjithsej 16% të votave nga tifozët.[6]
Real Madrid
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 3 qershor 2013, Real Madrid vendosi në përdorim klauzolën e riblerjes për Carvajal, i cili u bë afrimi i parë i klubit për sezonin 2013–14 për një shumë e cila besohej se ishte 6.5 milion €. Kjo marrëveshje u konfirmua nga Drejtori Sportiv i Bayerit, Rudi Völler, i cili tha: "Real Madrid u njoftua nga performancat e jashtëzakonshme të Danit këtë sezon, dhe ishte vetëm çështje kohe që ata të ushtronin mundësin e ri-blerjes."[7] Shpejtë pas kësaj lëvizje, ai foli i lumtur për rikthimin e tij, duke falenderuar presidentin dhe tifozët në konferencën për shtyp.[8]
Carvajal bëri debutimin e tij në La Liga më 18 gusht 2013 në një fitore 2–1 në shtëpi kundër Real Betis.[9] Një muaj më vonë ai luajti ndeshjen e tij të parë në Ligën e Kampioneve, duke luajtur sërisht 90 minuta në suksesin 6–1 jashtë fushe kundër turkëve të Galatasarayt për fazën e grupeve.[10]
Carvajal luajti 45 ndeshje në sezonin e tij të parë, duke shënuar dy herë; golat e tij erdhën në kampionat, respektivisht kundër Rayo Vallecanos[11] dhe Osasunës.[12] Ai gjithashtu luajti edhe 120 minuta në finalen e Ligës së Kampioneve të fituar 4–1 nga Real Madridi kundër rivalëve kryeqytetas të Atlético Madrid.[13]
Karriera ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Carvajal ishte rezerva e Martín Montojës së Barcelonës në Kampionatin Evropian nën-21 2013; ai luajti vetëm një ndeshje, n ësuksesin 3–0 në fazën e grupeve kundër Holandës. Spanja në fund fitoi turnamentin.[14] Ai u zgjodh nga trajneri i kombëtares së parë Vicente del Bosque në listën paraprake prej 30 futbollistsh që do të luanin në Kupën e Botës 2014; ai u thirr edhe për miqësoren ndaj Bolivisë, por nuk mundi të debutonte për shkak të prezencës së tij në finalen e Ligës së Kampioneve kundër Atlético Madrid më 30 maj.[15] Ai u hoq nga lista finale prej 23 futbollistsh në ditën tjetër.[16]
Më 29 gusht 2014, ai u thirr në kombëtare për herë të parë, për ndeshjet kundër Francës dhe Maqedonisë.[17] Ai bëri debutimin e tij më 4 shtator në humbjen 1–0 në miqësore kundër Francës, duke luajtur 90 minuta në këtë ndeshje.[18]
Profili i lojtarit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Carvajal konsiderohet një mbrojtës i djathtë i klasit botëror,[19][20][21][22] i cili dallohet për vazhdimësinë, stilin agresiv të lojës dhe ndihmesën që i bën ekipit në repartin e mbrojtjes dhe të sulmit.[23][24] Ai është një lojtar i cili shquhet për inteligjencën taktike dhe në mbrojtje dallohet për ndërhyrjet e sakta, mentalitetin dhe presionin për të rifituar zotërimin e topit.[24][25][26][27] Në sulm, Carvajal kontribon me krosimet drejtë zonës kundërshtare si dhe inkursionet e tij sulmuese.[24][28][29] Pavarësisht se është shtatshkurtër, Carvajal ka një fizik të fuqishëm, duke u vlerësuar për shpejtësinë e tij, energjinë dhe nivelin e punës në fushë.[24][26][27][29][30] Ai gjithashtu është kompletuar për lidershipin e tij, duke pasur ndikim në dhomat e zhveshjes.[31] Pavarësisht aftësive si futbollist, karriera e Carvajal është kushtëzuar në disa raste nga dëmtime të rënda.[32][33]
Jeta personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Carvajal është i martuar me Daphne Cañizares, me të cilën ka një fëmijë. Motra e gruas së tij, Melanie, është e martuar me Joselun, ish shokun e ekipit të Carvajalit te Real Madridi.[34] Babai i tij punon si inpektor në Policinë Kombëtare të Spanjës.[35]
Statistikat e karrierës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Evropa | Tjetër | Gjithsej | ||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Divizioni | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
Real Madrid Castilla | 2010–11 | Segunda División | 30 | 1 | — | — | 0 | 0 | 30 | 1 | ||
2011–12 | 38 | 2 | — | — | 0 | 0 | 38 | 2 | ||||
Gjithsej | 68 | 3 | — | — | 0 | 0 | 68 | 3 | ||||
Bayer Leverkusen | 2012–13 | Bundesliga | 32 | 1 | 2 | 0 | 2[a] | 0 | — | 36 | 1 | |
Real Madrid | 2013–14 | La Liga | 31 | 2 | 4 | 0 | 10[b] | 0 | — | 45 | 2 | |
2014–15 | 30 | 0 | 3 | 0 | 5[b] | 0 | 5[c] | 0 | 43 | 0 | ||
2015–16 | 22 | 0 | 0 | 0 | 8[b] | 1 | — | 30 | 1 | |||
2016–17 | 23 | 0 | 4 | 0 | 11[b] | 0 | 3[d] | 1 | 41 | 1 | ||
2017–18 | 25 | 0 | 4 | 0 | 8[b] | 0 | 4[e] | 0 | 41 | 0 | ||
2018–19 | 24 | 1 | 4 | 0 | 6[b] | 0 | 3[f] | 0 | 37 | 1 | ||
2019–20 | 31 | 1 | 2 | 0 | 7[b] | 0 | 2[g] | 0 | 42 | 1 | ||
2020–21 | 13 | 0 | 0 | 0 | 2[b] | 0 | 0 | 0 | 15 | 0 | ||
2021–22 | 24 | 1 | 0 | 0 | 11[b] | 0 | 1[g] | 0 | 36 | 1 | ||
2022–23 | 27 | 0 | 3 | 0 | 11[b] | 0 | 4[h] | 0 | 45 | 0 | ||
2023–24 | 28 | 4 | 1 | 0 | 10[b] | 1 | 2[g] | 1 | 41 | 6 | ||
2024–25 | 8 | 1 | 0 | 0 | 2[b] | 0 | 1[i] | 0 | 11 | 1 | ||
Gjithsej | 286 | 10 | 25 | 0 | 91 | 2 | 25 | 2 | 427 | 14 | ||
Gjithsej karriera | 386 | 14 | 27 | 0 | 93 | 2 | 25 | 2 | 531 | 18 |
- ^ Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës
- ^ a b c d e f g h i j k l Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
- ^ Një ndeshje në UEFA Super Kupë, dy ndeshje në Supercopa de España, dy ndeshje në FIFA Kupën e Botës për Klube
- ^ Një ndeshje dhe një gol në UEFA Super Kupë, dy ndeshje në FIFA Kupën e Botës për Klube
- ^ Një ndeshje në UEFA Super Kupë, një ndeshje në FIFA Kupën e Botës për Klube, dy ndeshje në Supercopa de España
- ^ Një ndeshje në UEFA Super Kupë, dy ndeshje në FIFA Kupën e Botës për Klube
- ^ a b c Të gjitha ndeshjet në Supercopa de España
- ^ Dy ndeshje në Supercopa de España, një ndeshje në UEFA Super Kupë, një ndeshje në FIFA Kupën e Botës për Klube
- ^ Ndeshje në UEFA Super Kupë
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Redaktuar më 8 shtator 2024[38]
Ekipi kombëtar | Viti | Ndsh | Gola |
---|---|---|---|
Spain | 2014 | 2 | 0 |
2015 | 3 | 0 | |
2016 | 4 | 0 | |
2017 | 4 | 0 | |
2018 | 7 | 0 | |
2019 | 4 | 0 | |
2020 | 1 | 0 | |
2021 | 1 | 0 | |
2022 | 7 | 0 | |
2023 | 9 | 0 | |
2024 | 9 | 1 | |
Gjithsej | 51 | 1 |
Trofe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Real Madrid Castilla
- Real Madrid
- La Liga: 2016–17, 2019–20
- Copa del Rey: 2013–14
- Supercopa de España: 2017, 2019–20
- UEFA Liga e Kampioneve: 2013–14, 2015–16, 2016–17, 2017–18
- UEFA Super Kupa: 2014, 2016, 2017
- FIFA Kupa e Botës për Klube: 2014, 2016, 2017, 2018
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Spanja U–21
- Spanja U–19
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "La marcha de Carvajal ratifica la poca confianza de Mourinho en la cantera blanca" [Largimi i Carvajal konfirmon besimin e vogël të Mourinho-s te cantera e bardhë] (në spanjisht). El Confidencia. 6 korrik 2012. Arkivuar nga origjinali më 3 shtator 2014. Marrë më 24 tetor 2012.
- ^ "El Bayer Leverkusen confirma el fichaje de Carvajal" [Bayer Leverkusen konfirmon blerjen e Carvajal] (në spanjisht). ABC. 11 korrik 2012. Marrë më 24 tetor 2012.
- ^ "Bayer Leverkusen 2–0 SC Freiburg" (në anglisht). ESPN FC. 1 shtator 2012. Marrë më 24 tetor 2012.
- ^ "1. Bundesliga – Elf des Tages" [1. Bundesliga– Skuadra e Javës]. kicker.de (në gjermanisht). Marrë më 3 shtator 2012.
- ^ "TSG Hoffenheim 1–2 Bayer Leverkusen" (në anglisht). ESPN FC. 25 nëntor 2012. Marrë më 26 nëntor 2012.
- ^ "Team of the season 2012/13" [EKipi i sezonit 2012/13] (në anglisht). Bundesliga. 25 maj 2013. Arkivuar nga origjinali më 12 prill 2014. Marrë më 1 qershor 2013.
- ^ "Real Madrid recall Carvajal" [Real Madrid rithërret Carvajal-in] (në anglisht). Bayer 04 Leverkusen. 3 qershor 2013. Marrë më 3 qershor 2013.
- ^ "Carvajal revels in Real Madrid return" [Carvajal i lumtur për rikthimin te Real Madridi] (në anglisht). Goal.com. 5 korrik 2013. Marrë më 13 korrik 2013.
- ^ "Isco an instant hero" [Isco njëhero i menjëhershëm] (në anglisht). ESPN FC. 18 gusht 2013. Marrë më 29 nëntor 2013.
- ^ Dirk Vermeiren (17 shtator 2013). "Six-goal Madrid overwhelm Galatasaray" [Real Madridi me gjashtë gola shkatërron Galatasarayn] (në anglisht). UEFA. Marrë më 29 nëntor 2013.
- ^ "Goles para aguantar el chaparrón" (në spanjisht). Marca. 29 mars 2014. Marrë më 2 qershor 2014.
- ^ "Calma antes de la tempestad" [Qetësi para stuhisë] (në spanjisht). Marca. 26 prill 2014. Marrë më 2 qershor 2014.
- ^ "Reali fiton superderbin, mbërrin "La Decima"". Top-Channel.tv. 24 maj 2014. Marrë më 13 qershor 2019.
- ^ "Spain beat Netherlands to top Group B" [Spanja mposht Holandën për të fituar grupin b] (në anglisht). UEFA. 12 qershor 2013. Marrë më 2 qershor 2014.
- ^ "Del Bosque waits to name 23" [Del Bosque pret për të emëruar 23] (në anglisht). FIFA. 25 maj 2014. Arkivuar nga origjinali më 28 maj 2014. Marrë më 2 qershor 2014.
- ^ "World Cup 2014: Spain drop Alvaro Negredo and Jesus Navas" [Kupa e Botës 2014: Spanja heq Alvaro Negredon dhe Jesus Navas] (në anglisht). BBC Sport. 31 maj 2014. Marrë më 31 maj 2014.
- ^ "Vicente del Bosque has announced the 23-man squad for the matches against France (September 4th) and Macedonia (September 8th)" [Vicente del Bosque njofton ekipin me 23 lojtarë për ndeshjet kundër Francës (4 shtator) dhe Maqedonisë (8 shtator)] (në anglisht). Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit. 29 gusht 2014. Arkivuar nga origjinali më 31 gusht 2014. Marrë më 29 gusht 2014.
- ^ "France 1-0 Spain" [Francë 1-0 Spanjë] (në anglisht). BBC Sport. 4 shtator 2014. Marrë më 6 shtator 2014.
- ^ "Top 10 right-backs in 2023 revealed: Carvajal and 2 Real Madrid targets IN". Tribuna.com (në anglisht). 1 nëntor 2023. Marrë më 9 maj 2024.
- ^ "The 25 best right backs in world football – ranked". 90min.com (në anglisht). 11 nëntor 2022. Marrë më 9 maj 2024.
- ^ "RESULTS ARE IN | The best right back as voted by the fans is Dani Carvajal". Goal.com (në anglisht). 25 tetor 2018. Marrë më 9 maj 2024.
- ^ "Dani Carvajal: Real Madrid's world-class right-back, made in the Bundesliga" (në anglisht). Bundesliga. Arkivuar nga origjinali më 3 qershor 2024. Marrë më 3 qershor 2024.
- ^ Gianluca Nesci (2 maj 2017). "4 unheralded players who will play crucial roles in the semi-finals" (në anglisht). The Score. Marrë më 3 qershor 2024.
- ^ a b c d "Dani Carvajal: Real Madrid's Model of Consistency Who Owes Much to Bayer Leverkusen". 90min.com (në anglisht). 13 gusht 2020. Marrë më 3 qershor 2024.
- ^ Nick Dorrington (25 tetor 2014). "Marcelo and Dani Carvajal Provide Platform for Real Madrid Win over Barcelona" (në anglisht). Bleacher Report. Marrë më 3 qershor 2024.
- ^ a b Nick Dorrington (17 mars 2015). "Hard Work Has Earned Dani Carvajal His Place in Real Madrid's Team of Stars" (në anglisht). Bleacher Report. Marrë më 3 qershor 2024.
- ^ a b Euan McTear (3 prill 2017). "Carvajal: The Leganes boy who made it at Real Madrid" (në anglisht). Marca. Marrë më 3 qershor 2024.
- ^ "Daniel Carvajal interview" (në anglisht). bundesliga. Arkivuar nga origjinali më 3 qershor 2024. Marrë më 3 qershor 2024.
- ^ a b Matt Jones (18 shtator 2017). "Dani Carvajal, Real Madrid Agree Contract Extension Until 2022" (në anglisht). Bleacher Report. Marrë më 3 qershor 2024.
- ^ "Real Madrid's UCL hero Dani Carvajal eyes passing legendary Paco Gento: 'Why not dream of getting another?'" (në anglisht). CBSSports. 2 qershor 2024. Marrë më 3 qershor 2024.
- ^ Dermot Corrigan (2 qershor 2024). "Dani Carvajal – Real Madrid's unlikely Champions League hero who laid foundations with Di Stefano" (në anglisht). The New York Times. Marrë më 4 qershor 2024.
- ^ Guillermo Rai (24 shkurt 2023). "Carvajal: Real Madrid's quiet 'animal' who refuses to go away despite injuries" (në anglisht). The New York Times. Marrë më 3 qershor 2024.
- ^ "Carvajal's injury nightmare continues" (në anglisht). Marca. 19 shtator 2021. Marrë më 3 qershor 2024.
- ^ "¿Quién es quién y cómo han cambiado? Las gemelas Daphne y Melanie Cañizares, mujeres de los futbolistas Joselu y Carvajal" (në spanjisht). Vanitatis. 9 maj 2024.
- ^ "(WATCH) Dani Carvajal's father leads Real Madrid bus on parade route" (në anglisht). Football España. 2 qershor 2024.
- ^ "Danel Carvajal Player Profile" (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 29 gusht 2014.
- ^ "Dani Carvajal" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 29 gusht 2014.
- ^ Benjamin Strack-Zimmerman. "Dani Carvajal" (në anglisht). National-Football-Teams. Marrë më 13 tetor 2014.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Profili zyrtar tek Real Madrid
- Profili zyrtar tek Bayer Leverkusen
- Profili tek BDFutbol
- Profili tek Soccerway Arkivuar 23 gusht 2014 tek Wayback Machine
- Lindje 1992
- Njerëz që jetojnë
- Futbollistë spanjollë
- Futbollistë në kombëtaren spanjolle
- Futbollistë në Real Madrid Castilla
- Futbollistë në Real Madrid C.F.
- Futbollistë në Bayer 04 Leverkusen
- Futbollistë në Segunda División B
- Futbollistë në La Liga
- Futbollistë në Bundesliga
- Futbollistë në 2018 FIFA Kupën e Botës
- Lojtarë fitues të UEFA Ligës së Kampioneve