Historia e mjekësisë
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Në fillesë, egjiptianët besonin se sëmundja vinte ngaqë një person keqbërës hynte në trupin e të sëmurit. një trajtim mjekësor nuk mundte veçse t'i zvogëlonte, ose t'i zhdukte simptomat; i sëmuri mund të shërohej vetëm atëherë kur demosi braktiste trupin e tij. Për këtë qëllim përdorej egzorcismi; një prift vendoste duart mbi të sëmurin dhe e nxiste njeriun e keq të dilte prej trupit me jashtëqitjen. Pak nga pak, mjekësia mori progrese të tilla, sa egzorcismi nuk përdorej më veçse në rastet e pashpresa.
Egjiptianët nuk reshtnin së hapuri të vdekurit dhe fituan prej tyre njohuri të tilla anatomike që e ngritën shkencën e diagnostifikimit në një nivel të ri.
Ata njihnin qarkullimin e gjakut 3500 vjet përpara nesh dhe e dinin që zemra ishte një lloj motori. Te "Papirusi Ebers", manuali më i rëndësishëm i mjekësisë së Egjiptit të lashtë, lexojmë: "Kur mjeku vendos gishtin në një pjesë të trupit, ai prek zemrën, sepse ajo, në sajë të arterieve, futet në të gjitha gjymtyrët". Teoria e arterieve luajti një rol mjaft të madh në mjekësinë egjiptiane.
Sipas tyre, shumica e sëmundjeve e kanë origjinën tek enët e gjakut. "Kur prurjet ngadalësohen, ato acarohen, etj". Ata kishin vënë re, gjithashtu, se ethet përshpejtojnë të rrahurat e pulsit.
Por gjejmë edhe mjaft mendime fantaziste. Ata besonin, për shembull, që aftësia e të menduarit e kishte selinë në zemër dhe e merrte ushqimin nga trupi.
Historiani më i vjetër egjiptian, kryeprifti Manethon, tregon që njëri nga djemtë e mbretit të dytë të dinastisë së parë, ishte mjek dhe autor i traktateve mjekësore. Papiruset e mëvonshme thonë që disa ilaçe datojnë gjatë dinastisë së parë dhe të dytë, si dhe epokës së ndërtuesve të mëdhenj të piramidave. Ka mundësi të jetë e vërtetë, por nuk duhet të harrojmë që priftërinjtë kishin maninë për t'i paraqitur ilaçet si të vjetra, me qëllim që të rritnin namin. Herodoti na siguron që Egjipti gumëzhinte nga mjekët. Kur studiohen nga afër tekstet mjekësore të grekërve, gjen ngjashmëri të habitshme me mjekësinë egjiptiane; kjo tregon se mjekësia greke, dhe këtu kemi parasysh edhe Hipokratin, "babain e mjekësisë", një pjesë të madhe të origjinave i ka te mjekësia e Egjiptit. Dimë, gjithashtu, që mbreti i persëve Kiri, kur kishte të ëmën sëmurë, solli nga Egjipti një oftalmolog të famshëm, pavarësisht se kishte në oborrin mbretëror mjekë grekë.
Shumica e ilaçeve ishin prej bimëve, gjë që tregon një njohje të mirë të botanikës nga egjiptianët. Por, në disa ngamedikamentet, gjenden përbërës që të pështirosen: dhëmbë derri të shtypura imët në havan, mish dhe dhjam i prishur, sekrecione prej veshëve të derrit dhe përzierje të tjera të këtij lloji. Atyre u atribuonin një pushtet shërues në jashtëqitjen e njeriut dhe kafshëve të ndryshme.
Është interesante të krahasohet midis këtyre ilaçeve se cili zgjidhej për të trajtuar sëmundje të ndryshme, pasi mund të përcaktohet kështu, me më shumë, ose me më pak saktësi, se cilat sëmundje ishin më të shpeshta tek egjiptianët e lashtë. Mund të vërehet që atëherë, se cilat sëmundje ishin më të shpeshta tek egjiptianët e lashtë. Mund të vërehet që atëherë, ashtu si dhe sot, sëmundjet e syve ishin një gjëmë kombëtare, gjë që duhej të shkaktohej nga mungesa e higjienës dhe nga mungesa e masave mbrojtëse kundër mizave. Siç ka raste edhe në ditët tona, nënat i linin mizat, shkaktare e ndotjes, të ngjiteshin në sytë e fëmijëve që s'ishin larë kurrë.
Të Papirusi i Ebesit gjenden ilaçe të ndryshme kundër kancerit dhe sëmundjeve të lëkurës. Kishte medikamente të buhishme për sëmundjet gjinekologjike. Aty emërtohen, gjithashtu, ilaçet kundër rënies së flokëve dhe tallacërisë, mjetet që pengojnë këtë fenomen, të njëjtën gjë për vetullat dhe thinjën. Jepen receta për zhdukjen e rrudhave, ndryshimin e ngjyrës së lëkurës dhe zbukurimin e trupit. Nga egjiptianët e lashtë janë trajnuar po ashtu edhe dhimbjet e dhëmbëve dhe acarimet e tjera stomatologjike. Mumjet u kanë shfaqur kërkuesve modernë disa sëmundje dhe disa defekte fizike, nga të cilat vuanin egjiptianët e lashtë. Një nga anatomistët më të mëdhenj anglezë ka arritur t'iu japë përkulshmërinë e indeve të ngurtësuara, dhe kështu, t'iu japë formën e parë, duke përdorur një sasi kripe, të përzier me një sasi të përcaktuar alkooli.
Pasi i kishte trajtuar trupat në këtë mënyrë, i ekzaminoi me neshter dhe mikroskop. Vuri re se egjiptianët, pavarësisht se jetonin 4000 vjet më parë, vuanin nga një sëmundje që vuajmë edhe ne sot. Më të shpeshta kanë qenë sëmundjet e zemrës; të paktën një faraon kishte vdekur prej tyre; faraoni zemërgur, aq mizor sa Moisiu i dërgoi kodin për ta torturuar, vdiq nga sifilizi. Arterioskleroza ishte një sëmundje shumë e përhapur në atë kohë. Burri i madh i shtetit dhe drejtuesi i madh, Ramsesi II, ka vuajtur po prej saj. Sëmundjet e veshkave ishin të shpeshta tek egjiptianët. Në disa raste mumjet kishin vuajtur nga një pneumoni.
Midis koleksioneve të çmuara të egjiptologjisë në Kopenhagë, gjendet një vizatim i vjetër që na tregon rastin e parë të paralizës inaftike.
Edhe kafshët duhet t'iu paguanin haraçinsëmundjeve. Mbi mumjet e majmunëve janë zbuluar tuberkulozi, reumatizma dhe tumore, të shkaktuara me sa duket nga rënia rob në një klimë më të ftohtë, nga ajo ku kafsha kishte lindur. Jeta e të gjorave kafshë të shenjta ishte akoma më shëndetligë. Ato mbylleshin në tempuj, ku nuk hynte as rrezja më e vogël e diellit dhe ku i ftohti i natës mund të ishte i tmerrshëm.
Mjekët egjiptianë fituan shumë shpejt njohuri mbi kirurgjinë e ngjitjes së kockave, sepse disa mumje paraqesin thyerje të ngjitura mrekullisht. Kirurgjia është një nga lavditë më të mëdha të egjiptianëve të vjetër, sidomos në trajtimin e plagëve dhe frakturave në pjesë të ndryshme të trupit. Tek disa mumje janë bërë operacione të famshme.
Referime
Historia botërore dhe qytetërimi 1, Karl Grimberg.