Karpatet
Appearance
Karpatet (rumanisht: Carpaţi; ukrainisht Карпати; çekisht, sllovakisht dhe polonisht Karpaty), janë male në Evropën e Mesme. Shtrihen në një gjatësi prej 1.500 km dhe gjerësi prej 300 km, nga Bratisllava, nëpër territorin e Çekisë, Sllovakisë, Polonisë, Ukrainës dhe Rumanisë deri në Serbinë lindore.
Maja më e lartë është Gerllahovka 2,655 metra, gjendet në Tatrat e Larta në Sllovaki. Karpatet ndahen në Karpatet Perëndimore me Beskidet dhe me Tatrat e Larta, mandej në Karpatet pyjore, të Lindjes dhe Karpatet Jugore ose Alpet Transilvane, me majën më të lartë Moldovea 2543 m.
Rrjedhat e rëndësishme ujore janë Tisa, Vislla, Odra, Dnjestri, Prut, Morishi etj.
Klima e Karpateve është kontinentale dhe malore.
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Evropës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |