Kuakerët
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s.(Mungon radhitja e artikullit. Definimi i termit qe përfaqëson artikullin si titull.) |
Ky fraksion lindi për shkak të zënkave mes fraksioneve fetare dhe atyre politike në Angli. Themeluesi i lëvizjes është George Fox (1624-1691). Fox, Biblën e pranon si shpallje të tij dhe thotë se një gjë e tillë nuk ndodhë një herë, por ajo përsëritet gjithnjë. Ai thotë se, në çdo njeri ka “një dritë”, se Zoti nuk gjendet në kala të larta e as në ndërtesa madhështore, por në çdo vend, bile edhe në shpirt (zemër). Komuniteti ka një specifikë spiritualiste dhe mistike. Nuk diskutojnë për ndonjëfarë lloji sistemi të besimit. Theks të veçantë vënë mbi “vëllazërinë”. U përmbahen parimeve themelore të krishterimit. Punojnë që të ringjallin shpirtin e krishterimit të parë. Edhe pjesëtarët e feve të tjera i shikojnë me tolerancë. Vetëm se, atë që nuk është i krishterë nuk e llogaritin për kuaker (mik). Besojnë se Zoti në mënyrë direkte paraqitet në trupin e njeriut. Ata nuk pranojnë askënd formalisht në adhurim, sakrament priftërie dhe në detyrat fetare. Në mesin e tyre organizojnë tubime meditimi dhe aty presin inspirimin nga Shpirti i Shenjtë. Nuk pranojnë të kryejnë shërbimin ushtarak dhe të betohen. Janë anëtarë në unionin e kishave ekumenike. Në vitin 1969 është supozuar se kanë pasur përafërsisht 200.000 anëtarë. Ceremoninë e pagëzimit dhe të kungimit i kanë braktisur[1].
Burimi i të dhënave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Reller, f. 116-131; Tümer-Küçük, f. 292; Curth Nuthmann, Die Religiose Gesellschaft der Freunde, in: Glieder an Einem Leib, f. 264-271; Geldbach, f. 224-231.