Jump to content

Panamaja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
República de Panamá
Flag of Republika e Panamasë
Flamuri
Coat of arms e Republika e Panamasë
Stema
Kryeqyteti
dhe qyteti më i madh
Qyteti i Panamasë
Gjuhët zyrtareGjuha spanjolle
Qeveria
Lloji i qeverisjesRepublikë
Popullsia
• Përllogaritje
4,100,000
Të dhëna të tjera
Zona kohoreUTC-5

Panamaja është shteti më jugor i Amerikës së Mesme. Vendi përfshin rripin tokësor i cili lidh Amerikën Veriore me Amerikën Jugore. Panamaja kufizohet në perendim me Kosta Rikën, dhe me Kolumbinë në lindje. Në anën jugore ka dalje në oqeanin Paqësor, ndërsa në veri ka dalje në detin e Karibeve.

Panamaja ka pozitë shumë të përshtatshme gjeografike. Pozitën e përshtatshme gjeografike ia mundëson kanali i Panamasë.


Evropiani i parë i cili ka ardhur në këto vise është Rodrigo de Bastidas duke notuar në vitin 1501 nga Venezuela duke kërkuar ari. Një vit më vonë Kristofor Kolumbo viziton këtë hapësirë dhe vendoset përkohësisht. Pasiqë Vasco Núnez de Balboa në vitin 1513 argumenton se rripi tokësor i Panmasë është rrugë e cila lidhë dy detra , Panamaja bëhët vend i kryqëzimit të rrugëve tregëtare të mbretërisë spanjole në Botën e Re. Suksesi i spanjolëve ka pasur edhe anën e errët – shfrytëzimin dhe plaqkitjen e popullësisë vendase.

Panamaja mbeti koloni e Spanjës 300 vite me radhë, nga 1538, deri në vitin 1821 deri atëherë kur bëhet krahinë e Kolumbisë. Në vitin 1903 SHBA-të ndihmojnë kryengritjen panameze për ndarje dhe pavarësi nga Kolumbia. Gjatë shekullit të 20-të qeveria e Panamasë shpesh ka kaluar periudha të destabilizimit politik dhe korupsioni. Në vitin 1989 në kohën e sundimit të gjeneralit Manuela Noriege ushtria e SHBA-së fillon sulmin ndaj Panamasë, vetëm pak ditë para se Kanali i Panamasë të kaloj nën kontrollimin e Panamasë.

SHBA-të dorzuan Kanalin e Panamasë , infrastrukturën dhe administrimin në 31 dhjetor të vitit 1999.


Qytetet e Panamasë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Përbërja etnike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pjesën më të madhe të popullsisë e përbëjnë mestizot, pra popullsia e përzier indiane, spanjole dhe kineze.

Në Panama dominon feja katolike e cila ndiqet nga rreth 80% e popullsisë. Feja katolike është fe zyrtare në Panama. Fe të tjera që praktikohen në vend janë: feja protestante, feja myslimane, me një numër të kufizuar ndjekësish dhe feja hinduiste, e cila është fe dominuese në komunitetin hindu të vendit.

Njësitë administrative

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]



✔️


Lidhjet e jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


 Commons: Panamaja – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale