Parfe
Përbërësit:
- 1/2 l qumësht
- 2 pako krem
- 20 biskota me qumësht
- limon i grirë në rende
- ca gjethe menteje të prera hollë.
Për prevedenë: 2-3 lugë mjaltë * 5-6 nektarina të grira hollë * 2 limonë të prerë hollë.
Përziejeni qumështin dhe kremin e pastiçerisë në mikser. Në një tas të thellë thërrmoni biskotat dhe hidhini sipër dhe lëkurat e grira të limonit, si dhe mentën e grirë hollë.
Shtojini sipër përzierjen e qumështit me kremin e pastiçerisë dhe përziejini mirë, në mënyrë uniforme. Vëreni në një formë dhe futeni ne frigorifer. Lëreni për 5-6 orë. Ndërkohë, në një tenxhere përzieni nektarinat dhe limonët e prerë në copa të vogla, spërkatini me pak lëng limoni dhe mjaltë.
Vazhdoni përzierjen në zjarr të ngadaltë derisa të fillojë të trashet paksa. Lëreni të ftohet. Pas 5-6 orësh nxirreni formën nga akulli dhe përmbyseni mbi një pjatancë. Zbukurojeni me fruta dhe hidhini prevedenë e përgatitur sipër.