Jump to content

Robert Dottrens

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Robert Dottrens (Carouge, Geneva, 1893 – Troinex, Geneva, 1984) ishte pedagog zvicëran, profesor i pedagogjisë dhe i historisë së pedagogjisë në Universitetin e Gjenevës.

Studioi fillimisht në Institutin Zhan Zhak Ruso në Gjenevë e pastaj doktori në Universitetin e Gjenevës në vitin 1929. Pas përfundimit të doktoraturës punon si profesor i pedagogjisë dhe i historisë së pedagogjisë në Universitetin e Gjenevës. Nga viti 1930 e deri në vitin 1951 ishte drejtor i Byros Ndërkombëtare të Arsimit (Bureau International d'Education) me seli në Gjenevë. Kontriboi edhe në Laboratorin e Pedagogjisë Eksperimentale. Ishte ekspert i UNESCO - së. U angazhua për modernizimin e arsimit dhe të shkollave në përgjithësi. Në vitin 1966, me kërkesën e UNESCO - së hartoi tekstin e Betimit Solemn të Mësuesit i cili ndryshe njihet edhe si Betimi i Pedagogjizuar i Hipokratit.

  • Le problème de l'inspection et l'éducation nouvelle: essai sur le contrôle pédagogique et social de l'enseignement primaire (1931)
  • Le progrès à l'école: sélection des élèves ou changement des méthodes (1936)
  • L'enseignement individualisé (1936, 1947)
  • Éducation et démocratie; réflexions, responsabilités, perspectives (1946)
  • Lexikon der Padagogik (1950–1953)
  • L'amélioration des programmes scolaires et la pédagogie expérimentale (1957)
  • Programmes et plans d'études dans l'enseignement primaire (1961)
  • Instituteurs hier; éducateurs demain! L'évolution de l'école primaire (1966)
  • Éduquer et instruire (1966)
  • La crise de l'education et ses remedes (1971)