Jump to content

listë

Nga Wiktionary

LISTË f.

  • 1. Fletë letre ku janë shënuar një varg emrash a emërtimesh ose njoftimesh të ndryshme të renditura njëri pas tjetrit; dokument që përmban një varg të dhënash për diçka, sipas një renditjeje të caktuar. Listë e gjatë. Lista emërore (e emrave). Listat e zgjedhësve. Lista e nxënësve (e ushtarëve, e lojtarëve). Lista e gjellëve. Lista e rrogave. Në krye të listës. Bëj listën. E futën në listë.
  • 2. bised. Varg i gjatë veprimesh a pësimesh etj. Lista e provokacioneve. Lista e sëmundjeve.
  • Në krye të listës në vend të parë, në ballë të diçkaje. Listat e zeza listat që hartohen në mënyrë të fshehtë dhe që përmbajnë emrat e njerëzve të padëshirueshëm për regjimin në fuqi, të cilët në raste të caktuara mund të arrestohen.


LISTË mb.

  • Që është prej lisi; që është bërë a është punuar me lëndë lisi. Dërrasë e listë. Tra i listë. Çati e listë.