Përdorimi i EarPods me iPhone
Mund të përdorni EarPods (shitet më vete) për të dëgjuar muzikë dhe video, si dhe për të bërë telefonata në iPhone. EarPods përfshijnë një mikrofon, butonat e volumit dhe butonin e qendrës.
Përdorni butonin qendror për t'u përgjigjur dhe përfunduar telefonatat, për të komanduar luajtjen e audios dhe videos, si dhe për të përdorur Siri, edhe kur iPhone është i kyçur.

Komandimi i audios me EarPods
Vendosni në pauzë: Shtypni butonin në qendër. Shtypni sërish për të rifilluar luajtjen.
Kaloni përpara: Shtypni shpejt dy herë butonin qendror.
Kaloni prapa: Shtypni shpejt tri herë butonin qendror.
Shpejtimi përpara: Shtypni shpejt dy herë butonin qendror dhe mbajeni shtypur.
Menaxhimi i telefonatave me EarPods
Përgjigjja e një telefonate hyrëse: Shtypni butonin në qendër.
Përfundimi i telefonatës aktuale: Shtypni butonin në qendër.
Kalimi në telefonatë të sapoardhur ose në pritje dhe vendosja në pritje e telefonatës aktuale: Shtypni butonin në qendër. Shtypni sërish për t'iu kthyer telefonatës së parë.
Pyesni Siri-n me EarPods
Shtypni e mbani butonin qendror derisa të dëgjoni një tingull. Lëreni, pastaj kërkoni nga Siri të kryejë një detyrë ose t'i përgjigjet pyetjes tuaj. Shikoni Përdorimi i Siri-t në iPhone.