Heqja e një AirTag ose një artikulli tjetër nga Find My në iPhone
Mund të përdorni aplikacionin Find My për të hequr një AirTag ose një artikull të palëve të treta nga Apple Account personale që dikush tjetër të mund ta regjistrojë atë.
Mësoni se si të regjistroni një AirTag ose një artikull të palëve të treta.
Shënim: Gjetja e artikujve nuk ofrohet në të gjitha vendet ose rajonet.
Shkoni tek aplikacioni Find My
në iPhone.
Prekni Items në fund të ekranit, pastaj prekni artikullin që dëshironi të hiqni.
Afrojeni artikullin tek iPhone.
Nëse artikulli nuk është afër pajisjes, mund ta hiqni përsëri nga llogaria juaj. Sidoqoftë, cilësimet e artikullit duhet të rivendosen para se të mund të regjistrohet nga dikush tjetër në Apple Account të atij personi.
Prekni Remove Item dhe më pas ndiqni udhëzimet në ekran.
Shënim: Ndiqni udhëzimet e prodhuesit për rivendosjen e një artikulli. Për një AirTag, shikoni artikullin Si të rivendosni AirTag në Apple Support.