Jump to content

Arabia Saudite

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Mbretëria e Arabisë Saudite
ٱلْمَمْلَكَة ٱلْعَرَبِيَّة ٱلسُّعُوْدِيَّة (Arabic)
Al-Mamlakah al-ʿArabīyah as-Suʿūdīyah
Flag of Arabia Saudite
Flamuri
Coat of arms e Arabia Saudite
Stema
Parimi: لَا إِلٰهَ إِلَّا ٱلله، مُحَمَّدٌ رَسُوْلُ ٱلله
"Lā ʾilāha ʾillā Llāh, Muḥammadur rasūlu Llāh"
"S'ka zot tjetër pos Allahut, Muhammedi është i dërguari i Allahut."[1] (Shehadeti)
Himni: ٱلنَّشِيْد ٱلْوَطَنِي ٱلسُّعُوْدِي
"an-Našīd al-Waṭanīy as-Suʿūdī"
"Himni Kombëtar i Arabisë Saudite"
Location of Arabia Saudite
Kryeqyteti
dhe qyteti më i madh
Rijadi
24°39′N 46°46′E / 24.650°N 46.767°E / 24.650; 46.767
Gjuhët zyrtareArabisht[2][3]
Grupet etnike
(2014[4])
90% Arab
10% Afro-Arab
Besimi
(2010)[6]
Nofka
Qeveria
Lloji i qeverisjesMonarkia absolute unitare islamike
• Mbreti
Selman bin Abdulaziz
Muhamed bin Selman
Kuvendinuk ka[a]
Themelimi
1744
1824
13 janar 1902
• Bashkimi
23 shtator 1932
• Antarësimi në Kombet e Bashkuara
24 tetor 1945
31 janar 1992
Sipërfaqja
• Gjithsej
2,149,690[2] km2 (830,000 sq mi) (12-të)
• Ujë (%)
0.7
Popullsia
• Përllogaritje 2019
34,218,169[9] (40-të)
• Dendësia
15/km2 (38.8/sq mi) (174th)
Ekonomia
PBB (PFB)Përllogaritje 2019 
• Gjithsej
$1.924 trilion[10] (14-të)
• Për kokë banori
$56,817[10] (12-të)
PBB (zyrtare)Përllogaritje 2019 
• Gjithsej
$779.289 miliardë[10] (18th)
• Për kokë banori
$23,566[10] (35th)
MonedhaRijali saudit (SR) (SAR)
Të dhëna të tjera
Gini (2013)45.9[11]
i mesëm
IZHNJ (2019)Decrease 0.854[12]
shumë i lartë · 40-të
Zona kohoreUTC+3 (AST)
Formati i datësdd/mm/yyyy (Viti hixhri)
Ana e drejtimit të makinësright
Prefiksi telefonik+966
Kodi i internetit TLD

Mbretëria e Arabisë Saudite është shtet në Azinë Perëndimore. Arabia Saudite ndodhet në Gadishullin Arabik. Me një sipërfaqe toke përafërsisht 2,150,000 km2, Arabia Saudite është gjeografikisht shteti më i madh sovran në Azinë Perëndimore, i dyti për nga madhësia në botën arabe (pas Algjerisë), i pesti për nga madhësia në Azi dhe i 12-ti për nga madhësia në botë. Arabia Saudite kufizohet me Irakun, Jordanin, Kuvajtin, Omanin, Katarin , Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jemenin; ndahet nga Egjipti dhe Izraeli nga Gjiri i Akabes. ËshtË i vetmi shtet i cili ka dalje në Detin e Kuq, dhe në Gjirin Persik dhe pjesa më e madhe e terrenit të saj përbëhet nga shkretëtira e thatë, ultësira dhe malet. Që nga tetori 2018, ekonomia saudite ishte më e madhja në Lindjen e Mesme dhe e 18-ta më e madhja në botë.[10] Arabia Saudite gjithashtu ka një nga popullsitë më të reja në botë: 50 përqind e 33.4 milion njerëzve janë nën 25 vjeç.[13] Vendi është i njohur për qytete e shenjta të Mekës dhe Medinës dhe si vendlindje e fesë islame.

Zona e Arabisë Saudite të sotme më parë përbëhej nga kryesisht katër rajone të dallueshme: Hixhazi, Nexhdi dhe pjesë të Arabisë Lindore (Al-Ahsa) dhe Arabisë Jugore ('Asir). Mbretëria e Arabisë Saudite u themelua në vitin 1932 nga Ibn Saudi. Ai bashkoi të katër rajonet në një shtet të vetëm përmes një serie pushtimesh duke filluar në vitin 1902 me kapjen e Riadit, shtëpisë stërgjyshore të familjes së tij, Shtëpisë së Saudit. Arabia Saudite që atëherë ka qenë një monarki absolute totalitare, në të vërtetë një diktaturë e trashëgueshme e qeverisur përgjatë vijave islamike. Arabia Saudite ndonjëherë quhet "Toka e Dy Xhamive të Shenjta" në lidhje me Xhaminë e Shenjtë (në Mekë) dhe Xhaminë e Profetit (në Medinë), dy vendet më të shenjta në Islam. Gjuha zyrtare e shtetit është arabishtja.

Nga të dhënat e historisë kuptohet se ky vend gjithnjë ka qenë i banuar nga Semitët. Për shkak të klimës së nxehtë, ekonomia e këtij vendi është ekonomi e bujqve endacakë të cilët shpesh arrinin të vendoseshin në luginat frytdhënëse. Vendosja më e madhe ishte ajo gjatë përhapjes së fesë islame nga profeti Muhamed në shekullin e VII-të. Myslimanët në krye me profetin e tyre arritën të krijojnë një perandori që shtrihej nga Spanja deri në Indi.

Mirëpo me zhvendosjen e kryeqendrës së perandorisë, brenda një kohe shumë të shkurtë Arabia humbi rëndësinë politike. Vetëm qytete e shenjta vizitoheshin nga besimtarët mysliman për çdo vit. Që nga shekulli i XVIII, Dinastia e Saudëve hynë në aleancë me Lëvizjen Reformuese Islamike Vehabistet që të arrijë bashkimin e fiseve më të rëndësishme arabe. Një përpjekje të tillë ka bërë Emiri Saud I me një invasion gjatë viteve 1803-1814 mirëpo përpjekja e tij përfundojë me një humbje të thellë që i shkaktoji veziri i sulltanit në Egjipt, Muhamet Ali Pashë Egjipti. Trupat e djalit të Saudit (Abdullah I) humbën betejat dy herë gjatë viteve 1818-1882 dhe më 1838-1843 dhe më këtë tokat e saudëve në Nexhd u okupuan nga trupat egjiptiane. Që nga kjo humbje prijësit saud vinin nga prijësi e fiseve besnike të Perandorisë Osmane.

Emiri ibn Saudi (sundoi nga viti 1902) që më vonë merret edhe si themelues i Arabisë Saudite (1932) ja arriti që të shkëputë nga kthetrat e Perandorisë Osmane, tokat e dinastisë dhe fisin e tij. Edhe ky po ashtu provoi që të përdorë fuqinë e lëvizjes reformuese islame për sulme ushtarake në Arabi. Fitorja vendimtare e tij ishte kundër dinastisë konkurrente, dinastisë së Hashemitëve të cilët mbanin nën sundim qytete e shenjta.

Me luftëra të tjera Arabia Saudite i bashkëngjitë territorit të saj pjesë tjera arabe gjatë vitit 1932. Burimet e Naftës dhe basenet e naftës kanë bërë që ky vend të ketë një rëndësi ekonomike dhe industriale në nivel botërorë.

Arabia Saudite është Monarki islame absolute e udhëhequr nga Salman Bin Abdul Azis i cili ka edhe funksionin e kryeministrit. Që nga shpallja e mbretërisë kanë sunduar pesë mbretë, të gjithë nga familja Al Saud, emërimi i një mbreti të ri bëhet nga kuvendi i Pleqve të familjes mbretërore. Mbretit i nënshtrohet kuvendi i ministrave i themeluar në vitin 1993 që ka 120 anëtarë me mandate prej katër vitesh. Të gjithë anëtarët e kuvendit të ministrave zgjidhen personalisht nga mbreti. Kuvendi nuk ka fuqi legjislative apo juridike por luanë funksionin e kabinetit të këshilltarëve të mbretit. Postet kyçe të pushtetit i mbajnë princat e kurorëzuar. Ndikimin më të madh në popull kanë Ulemët, klerikë që predikojnë në xhamitë e vendit.

Vendi është ndarë në 13 rrethe administrative (sipas vitin 1993) të cilat administrohen nga një i dërguar personal i mbretit. Qytezat dhe fshatrat udhëhiqen zakonisht nga kuvendi i Pleqve. Kushtetuta e vendit në formë të shkruar është që nga 1992 ku është përpiluar dokumenti me 83 paragrafë të bazuara në Sheriat. Po ashtu ligji i Arabisë Saudite është i bazuar edhe në Kuran dhe “Synet”. Rregullat e këtyre librave praktikohen rreptësishtë .

Deri më tani Arabia Saudite ka pasur marrëdhënie shumë të mira me ShBA-të të cilat janë ftohur paksa pas sulmeve të 11 shtatorit. Përndryshe Arabia Saudite ishte edhe një ndër vendet bashkëpunuese në dy luftuat e Gjirit Persik.

Mbretërit e Arabisë Saudite

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Njësitë territoriale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Provincat e Arabisë Saudite
Provincat e Arabisë Saudite

Arabia Saudite ka 13 njësi territoriale (mintaqat, njëjës - mintaqah).

  1. Al Bahah
  2. Al Hudud ash Shamaliyah
  3. Al Jawf
  4. Al Madinah
  5. Al Gassim
  6. Ar Riyad
  7. Ash Sharqiyah
  8. 'Asir
  9. Ha'il
  10. Jizan
  11. Makkah
  12. Najran
  13. Tabuk

Arabia Saudite është shteti më i madh i regjionit të Azisë Jugperëndimore. Me 2,1 milion km2, ajo pëfshinë afro 80% të Gadishullit Arabik. Asnjë shtet i këtij rajoni nuk ka një fizionomi specifike, siç ka Arabia Saudite. Ajo në pjesën më të madhe është shtet shkretinor. Në strukturën gjeologjike Gadishulli Arabik është i ngjashëm me kontinentin e Afrikës. Zatën, deri në periudhën e terciarit, Gadishulli Arabik ka qenë pjesë tokësore e kontinentit të afrikës. Lëvizjet tektonike në terciar shkaktuan çrregullime në relievin e saj, duke formuar grebenin më të madh në Detin e Kuq, e me këtë bëhet bashkimi i Gadishullit të Arabisë me kontinentin e Azisë.

Në aspektin reliever, Arabinë Saudite e karakterizojnë rrafshnaltat si formë dhe kategori morfologjike. Arabia Saudite është e tëra një rrafshnaltë, skaji perëndimor i së cilës është i ngritur, kurse në drejtim të lindjes ajo ulet gradualisht. Pjesa veriore dhe e brendshme e saj karaktyerizohet me një reliev të rrafshët me lëkundje të vogla të lartësive. Në formimin e relievit bien në sy dy elemente më të rëndësishme: çarjet dhe zhvendosjet vertikale, të cilat shprehen plotësisht në bregdetin e detit të kuq, dhe alterimi fizik, përhapja e të cilit është në brendësinë e shtetit. Dhe eshte shteti i vetem qe nuk ekzistojne lumenjte .

Klima aride është manifestuar në përhapjen e sipërfaqeve të mëdha të shkretirave. Në veri shtrihetshkretira Nefudi i Madh e, midis Riadit, kryeqendrës së Arabisë Saudite dhe të bregdetit të Gjirit Persik, shkretira Nefudi i Vogël. Ndër shkretirat më të mëdha , jo vetëm në Arabinë Saudite por edhe në botë është shkretira Rub-el-hali, e cila shtrihet në jug të vedit. Vetëm kjo përfshinë një teritor prej 650.000km2. Mbizotërimi i klimës shkretinore përkujton Saharën në kontinentin e Afrikës.

Që nga tetori 2018, Arabia Saudite është ekonomia më e madhe në Lindjen e Mesme dhe e 18-ta më e madhe në botë.[10] Arabia Saudite ka rezervat e dyta më të mëdha të naftës në botë dhe është eksportuesi më i madh i naftës. Ai gjithashtu ka rezervat e pestë më të mëdha të provuara të gazit natyror. Arabia Saudite konsiderohet si një “superfuqi energjetike”. Ajo ka vlerën e tretë më të lartë të vlerësuar të burimeve natyrore, vlerësuar në 34.4 trilionë dollarë në vitin 2016. Ekonomia e komandës së Arabisë Saudite është e bazuar në naftë; afërsisht 63% e të ardhurave të buxhetit dhe 67%[14] e fitimeve nga eksporti vijnë nga industria e naftës. Ajo varet fuqimisht nga punëtorët e huaj me rreth 80% të të punësuarve në sektorin privat që janë jo-sauditë. Sfidat ndaj ekonomisë saudite përfshijnë ndalimin ose kthimin e rënies së të ardhurave për kokë banori, përmirësimin e arsimit për të përgatitur të rinjtë për fuqinë punëtore dhe sigurimin e tyre me punësim, diversifikimin e ekonomisë, stimulimin e sektorit privat dhe ndërtimin e shtëpive dhe zvogëlimin e korrupsionit dhe pabarazisë.

Industria e naftës përbën rreth 45% të produktit të brendshëm bruto nominal të Arabisë Saudite, krahasuar me 40% nga sektori privat. Arabia Saudite zyrtarisht ka rreth 260 miliardë fuçi rezerva nafte, që përbëjnë rreth një të pestën e rezervave të naftës totale të provuara në botë.[15]


Një pelegrin duke u lutur në Mesxhidi Haram (Xhamia e Shenjtë) në Mekë. Qabeja është ndërtesa kubike përballë pelegrinit.

Arabia Saudite ka qëndrime dhe tradita shekullore, shpesh rrjedhin nga civilizimi arab. Faktorët kryesorë që ndikojnë në kulturën e Arabisë Saudite janë trashëgimia islame dhe traditat beduine, si dhe roli i saj historik si një qendër e lashtë tregtare.[16]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
 Commons: Arabia Saudite – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
 Commons: Arabia Saudite – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale

  1. ^ Ekziston një Asamble Konsultative, ose Këshilli Shura, i cili nuk ka fuqi legjislative.[7] Duke qenë se roli i tij është vetëm konsultativ, ai nuk konsiderohet të jetë legjislativ.[8]
  1. ^ "About Saudi Arabia: Facts and figures" (në anglisht). The Royal Embassy of Saudi Arabia, Washington, DC. Arkivuar nga origjinali më 17 prill 2012.
  2. ^ a b Saudi Arabia. The World Factbook. Central Intelligence Agency.
  3. ^ "Basic Law of Governance". Ministry of Education (në anglisht). Ministry of Education – Kingdom of Saudi Arabia. Arkivuar nga origjinali më 5 dhjetor 2022. Marrë më 1 shtator 2020.
  4. ^ "The World Factbook" (në anglisht). 2 korrik 2014. Arkivuar nga origjinali më 2014-07-02.
  5. ^ "Saudi Arabia - The World Factbook". CIA (në anglisht). CIA. Marrë më 30 maj 2021.
  6. ^ "Religious Composition by Country" (PDF) (në anglisht). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 23 mars 2018. Marrë më 16 dhjetor 2021.
  7. ^ Hefner, Robert W. (2009). Remaking Muslim Politics: Pluralism, Contestation, Democratization (në anglisht). Princeton University Press. fq. 202. ISBN 978-1-4008-2639-1.
  8. ^ "Analysts: Saudi Arabia Nervous About Domestic Discontent". www.voanews.com (në anglisht). VoA News - English. Marrë më 2021-06-06.
  9. ^ "The total population – General Authority for Statistics". stats.gov.sa (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 3 prill 2019. Marrë më 31 tetor 2019.
  10. ^ a b c d e f "Saudi Arabia" (në anglisht). International Monetary Fund.
  11. ^ "The World Factbook". CIA.gov (në anglisht). Central Intelligence Agency. Marrë më 28 maj 2019.
  12. ^ Human Development Report 2020 The Next Frontier: Human Development and the Anthropocene (PDF) (në anglisht). United Nations Development Programme. 15 dhjetor 2020. fq. 343–346. ISBN 978-92-1-126442-5. Marrë më 16 dhjetor 2020.
  13. ^ "Why Saudi Arabia". Invest Saudi (në anglishte amerikane). Arkivuar nga origjinali më 13 shkurt 2020. Marrë më 17 shkurt 2019.
  14. ^ "OEC – Saudi Arabia (SAU) Exports, Imports, and Trade Partners". oec.world (në anglisht). Marrë më 15 gusht 2019.
  15. ^ "World Proved Reserves of Oil and Natural Gas, Most Recent Estimates" (në anglisht). Eia.doe.gov.
  16. ^ "Culture, Traditions and Art". Saudi Arabian Cultural Mission | SACM (në anglishte amerikane). Arkivuar nga origjinali më 24 prill 2019. Marrë më 24 prill 2019.