Feja në trevat shqiptare
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s.(Ka ankesa në faqen e diskutimit) Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Fetë më të praktikuara në trevat shqiptare janë Islami dhe Krishtërimi, ndërkohë një pjesë e shqiptarëve nuk kanë besim fetar. Shqipëria është një vend laik dhe i larmishëm fetar, pa fe zyrtare. Liria e fesë, besimit dhe ndërgjegjes garantohet sipas kushtetutës së vendit. Shqipëria është e njohur për tolerancë të gjerë fetare. Sipas Censit të 2023, të kryer nga INSTAT, 1,101,718 (45.86%) e banorëve në Shqipëri janë myslimanë, 201,530 (8.38%) katolikë, 173,645 (7.22%) ortodoksë, 115,644 (4.81%) bektashinj, 9,658 (0.4%) ungjillorë, 3,670 (0.15%) besimtarë që i perkasin besimeve të tjera, 332,155 (13.82%) besimtarë pa denominim, 85,311 (3.55%) ateistë dhe 378,782 (15.76%) të padeklaruar.[2]
Krishterimi në trevat shqiptare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Krishtërimi në Shqipëri
Krishterimi është apostolik, d.m.th. ai është përcjellë tek arbrit direkt nga goja e vetë apostujve të Jezus Krishtit dhe filloi të përhapej në Iliri që në shek. I-rë të e. s. si fe e ligjshme. Apostulli Pal rreth vitit 57 shkruan “Kështu prej Jeruzalemit e përqark e deri në Iliri kam kryer shërbimin e ngjalljes se Krishtit, duke u përpjekur të ungjillëzoj atje ku nuk ishte i njohur emri i Krishtit”. Përveç Palit në trevat ilire kanë predikuar edhe shumë shenjtorë të tjerë dhe prej këtej kanë kaluar në hapësirën ballkanike nëpërmjet rrugës Egnatia duke hyrë në Durrës (Dyrrachium) për të kaluar në lindje. Dokumentet tregojnë se në Durrës, në vitin 58 ka pasur 60 familje të krishtera.
Në Iliri nisin aktivitetin peshkopët më të hershëm të krishterë, duke filluar me peshkopin Qesar të Durrësit në vitin 70 e më pas, Shën Astin në vitin 98. Shën Asti u dënua me vdekje në vitin 116, nga perandori Trajan dhe sundimtari vendas, Agrikoli, pasi në këtë kohë Krishterimi ishte i paligjshëm dhe dënohej nga Roma.
Qendrat e para të krishtera të themeluara nga veprimtaria predikuese e apostujve dhe përkrahësve të tyre ilirë nga shekulli I deri në shekullin e IV (kur krishterimi u bë fe zyrtare) vërtetohen nëpër qytete si Durrësi, Butrinti, Onhezmi (Saranda), Jerikoja(Orikumi), Vlora, Apolonia, Amantia, Bylisi (Balshi), Antipatrea (Berati), Skampis (Elbasani), Scodra (Scutari, Shkodra), Albanopolis, Lyhnidi (Ohri), etj.
Ndër mozaikë e në ndërtime të vjetra kishash, si në Shën Kollin e Kurjanit në Fier, në bazilikën e Ballshit, etj janë ruajtur simbole paleokristiane (të krishterimit të vjetër) enigmatike siç janë ato të bimëve me gjethe në formë zemre (shiko mozaikët e Butrintit e gjetkë), figura e kryqit në mozaikët e Sarandës, figura e peshkut në gdhendjet e Ballshit apo në mozaikë të tillë si ai i Linit në Pogradec e gjetkë.
Këto dëshmojnë se Iliria u bë që në fillim një nga trevat kryesore të përhapjes së fesë së krishterë për vetë lashtësinë dhe shtrirjen e madhe të popullsisë së saj, zhvillimin e madh qytetës me kryeqendra të tilla si Durrësi, Apolonia, Shkodra etj ; dhe pozitën gjeopolitike mjaft të favorshme duke u qenë një korridor natyral ndërmjet lindjes dhe perëndimit si për të përçuar vlerat morale të krishterimit ashtu edhe për të transportuar ushtri dhe beteja pa fund.
Në shek. IV, Krishterimi u shpall fe shtetërore nga perandori Konstantini i Madh, u kodifikua në Bibël dhe u krijuan institucionet e tij : kishat dhe manastiret dhe njëkohësisht hierarkia (kryesia) e tij : peshkopët, kryepeshkopët, abatët dhe dioqezat e tyre me qendër në Romë. Kthimi i plotë i në Krishterim në trojet ku sot banojnë shqiptarët, u krye gjatë shekujve V-VI të e.s.
Shën Jeronimi (Hieronymus) i Ilirisë bëri përkthimin e parë të biblës latinisht (La Vulgata) duke i dhënë botës për herë të parë librin e shenjtë në mesin e shekullit IV.
Këshilli i Parë Ekumenik i Nikesë në vitin 325, ishte i pari që formuloi parimin bazë të krishterimit : “Besoj në një Perëndi, Atin e tërëfuqishëm, krijuesin e qiellit e të dheut dhe të gjithë të dukurave e të padukurave”.
Shën Niketa I Dardanisë (Remesianes) është krijuesi i kryelutjes (lutjes më të lartë) së krishterimit TE DEUM LAUDAMUS (Ty zot të lavdërojmë) që vazhdon të jetë kryelutje edhe sot pas më se 15 shekujsh.
Konstantini i Madh në luftë kundër fiseve barbare urdhëroi ngritjen e disa bazilikave madhështore. Tipi i këtyre bazilikave konstantiane ishte me dysheme drejtkëndëshe dhe nuk përjashtohej shtrimi i sipërfaqes së saj me mozaikë. Në anën e jashtme, ato kishin kolonada, ku sajohej hajati i kishës. Bazilika të këtij lloji janë hasur edhe në Shqipëri, në Butrint, Bylis, Antigonë, Tepe në Elbasan e ndoshta edhe gjetkë.
Strukturat kishtare në periudhën e antikitetit të vonë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Strukturat kishtare në periudhën e antikitetit të vonë ishin të organizuara mbi bazën e provincave (Dardanisë, Prevalit, Epirit të Ri dhe Epirit të Vjetër), duke pasur në krye secila një mitropolitë prej nga vareshin peshkopatat. Deri në shekullin e VIII kisha në Iliri ishte direkt nën varësinë Romes. Ky është shkaku që terminologjia e kishës Shqiptare është latine (meshe, kungate, prift, shenjt, pagëzim, peshkop, kryq, mallkim etj. Kjo për më tepër tregon se arbrit ishin këtu në shekujt IV deri V kur u sanksionuan dukuri të tilla si gjuha e kishës etj. Pas ndarjes së perandorisë ato u përfshinë në zonën e Ilirikut lindor, varësia kishtare e të cilit ka lëvizur midis Romës dhe Konstandinopojës. Duke filluar nga gjysma e parë e shek. VIII (viti 731 pas vendimit të Leon Isaurit për ndarjen e dioqezave të lindjes nga ato të perëndimit) hapësira Ilire (tashme të njohur si vend i arbërve) u nda në zona që vareshin Patrikana e Konstandinopojës dhe në zona që vareshin nga Roma. Mendohet që Lumi i Matit të ketë qenë vije ndarje e Bizantit nga Roma. Ndarja e kishës (së lindjes nga ajo e perëndimit) u thelluan nga procese historike dhe prezenca e galeve (para francezeve) (Karli i madh shek IX) dhe Normaneve apo Anzhuineve duke sjelle përfundimisht në vitin 1054 ndarjen zyrtare të plote. Gjate periudhës 731 deri 1054 dhe në vazhdim, nga shqyrtimi i dokumenteve arkivore të shumte, vërehen konkurrencë ndërmjet Romës dhe Kostandinopojës se kush të ketë nën influence dioqezat e Ilirisë/Arbërisë duke arritur edhe në beteja të përgjakshme.
Ardhja e bullgareve në viset e Arbrit e izoloi ketë hapësire nga Patrikana por krishterimi u ruajt nga vendasit. Për më tepër mbreti I bullgareve, Borisi në vitin 866 u pagëzua me popullin e tij në Kishën e Ballshit në tokat e Arberit. Bullgaret nga pagane u bene të krishtere. Borisi pas kësaj duke kuptuar rendësin e fesë në trevat e pushtuara kërkoi të lidhej me papën e Romes për të kërkuar udhëzime për një administrim kishtar të sakte. Thuhet nga autore të ndryshëm se Borisi duhej ti drejtohej Konstandinopolit. Por kur je pagëzuar në një vend aq të lashte si Iliria / Arbëria ku krishterimin e solli vete Pali është e natyrshme që do ti drejtoheshe Romes si kryeqendra e pare zyrtare.
Armiqësia e Konstandinopolit me mbretërit bullgareve vazhdon dhe arrijnë kulmin në 1018 kur Car Samueli u mund nga perandori I Bizantit Vasili II. Vasilli II riorganizoi peshkopatën e Ohrit duke vene në krye peshkopë greke si Theogilikati në 1100 për të synuar në përfshirjen e të gjithë Arbërisë apo edhe të Italisë së jugut.
Ndërkohe Patrikana e Romes që u vetëquajt Papati (influence Franceze) vazhdoi deri në vitet 1303 të intensifikoje luftën për të fituar sa më shumë dioqeza në Dalmaci dhe Arbëri më ane të Peshkopëve të Raguzës duke marre edhe disa masa ndaj disa priftërinjve (te Tivarit dhe Ulqinit viti 1167, të Tivarit 1303) që predikonin me ritet e lindjes. Kjo behej edhe në kuadër të uniatizimit të kishës së krishtere.
Zbarkimet e Normandëve, i pari në 1081 dhe i dyti në 1105 si edhe kryqëzata e parë 1095 filloi të lëkundte Bizantin për unifikimin e kishës së krishtere. Pushtimi i Konstandinopojës më 1204 nga Kryqëzata e 4 dhe mbajtjen e saj për 60 vjet nën sundimin francez solli edhe murgjit franceze benediktine në Arbërinë e viteve 1230 duke u vendosur fillimisht në Shirgj mbi Bune dhe më vone në Durrës dhe Shkodër pas viteve 1250 nën mbrojtjen e Karlit Anzhu. Thuhet se po në ketë kohe u vendos edhe Urdhri Françeskaneve duke thelluar kthimin e arbërve të krishtere tek qendra e vjetër, Roma. Këto zhvillime i përkrahte edhe principata e Arbrit dhe më 1208 ka dokumente letërkëmbimi të Dhimitrit princit të Arbërisë me papa Inocentin III ku kërkohet nga papa ndihme për ushtrimin e besimit të krishtere.
Koha e Arbërisë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ndërkohe që papa dhe patriku luftonin në Ballkan për hegjemoni dalin në skene turqit osmane të cilët pushtuan Ohrin në 1408, Tivarin (qendër që varej nga Roma) më 1571 dhe Konstandinopojën më 1453 duke sjelle një rrenim apo nënshtrim të patrikanës. U arrit të lidhej një traktat ndërmjet Sulltan Mehmetit II dhe patrikut të ri të Patrikanës Gjergj Skalari ku u ra dakord që mos të prisheshin kishat për tu bëre xhami : martesa dhe funeralet të bëheshin në kishe dhe to mos prishej festa e pashkëve.
Në ketë kohë i vetmi vend i krishtere i panënshtruar dhe që nuk i paguante asgjë Sulltanit ishte Arbëria. Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, biri i princit të Krujës i mbiquajtur « Mbrojtës » dhe « Atlet » i Krishterimit theu për 25 vjet ushtritë osmane duke entuziazmuar boten e krishtere me bëmat e tij dhe duke marre mirënjohjen e tere bashkësisë krishtere kudo që ndodhej. Skënderbeu dhe papa stabilizuan marrëdhënie të ngushta me synime të qarta për mbrojtjen dhe lartësimin e kishës se shenjte. Kjo lidhje e ngushte me papën dhe perëndimin i përputhej me idetë që kishte Skënderbeu dhe fisniket e tij për fatin e Mbretërisë se Arbrit në Ballkan dhe Evrope. Pas vdekjes se Skënderbeut Sulltani ndërmori një fushate konvertimi në myslimane ndaj arbërve të krishtere duke përdorur paketën e privilegjeve dhe të detyrimeve dhe taksa të tilla si “defshirmeja” (takse gjaku) ku çdo familjari i merrej djali dhe nuk i kthehej kurrë për tu përdorur si jeniçer. Kjo takse shpesh i detyronte fshatra të tere të emigronin. Një pjese u konvertuan duke ndërruar vetëm emrin dhe vazhdonin ritet e tyre të krishtera fshehurazi. Njihen raste që dokumentohen edhe nga Frang Bardhi në vitin 1637 kur brenda një familje (vëllezër apo burrë dhe grua) janë me fe të ndryshme vetëm për të shpëtuar nga taksat apo për të përfituar privilegje.
Gjurme në qëndresën fetare ndaj konvertimit në fenë islame ka lëne Shpati i Elbasanit gjë që dëshmohet në afresket e pikturuara nga Onufri nga neokastra (Elbasani) në vitet 1556 në kishën e Shën Kollit dhe atë të Shën Premtes. Në ketë klime islamizimi, priftërinjtë Shqiptare patriote si Archbishop (?) i Durrësit, Pal Engjëlli, bashkëpunëtor i afërt i Skënderbeut doli nevoje emergjente përdormi i gjuhës shqipe në kishe “Formula e Pagëzimit” 1462. Është një radhë e shkurtë në gjuhën shqipe “Un te paghesont premenit Atit et birit et spertit senit” (Unë të pagëzoj në emër t´Atit e t´birit e t´shpirtit shenjtë), e cila gjendej në një pjesë pamfleti të shkruar në gjuhën Latine.
Më vonë Pjetër Budi përkthen “Doktrina e Krishtere 1618 “Pasqyra e të rrëfyerit” 1621 dhe “Rituali Roman” 1621.
Pasi përkrahu përdorimin e gjuhës shqipe në kishe, Selia e shejte në Rome në 1634 vendosi që françeskanet të vendosen përgjithmonë në zonën e Shkodrës, Zadrimës dhe Lezhës për të frenuar myslimanizmin.
Ndërkohe Kisha ortodokse administruar nga patrikana autoqefale e Ohrit, që kishte në varësi edhe peshkopatën e Beratit, ishte e angazhuar në mbledhjen e taksave për sulltanin dhe nga studimet shihet se patrikana ka qenë një shërbyese e zellshme në këtë drejtim Osmanet vendosen parimin fetar si të vetmin që dallonte kombësinë dhe prandaj myslimanet i quanin turq dhe të krishterët greke. Ka shumë të dhëna që edhe disa qarqe ekstremiste helene të patrikanës kishin kohë që e zbatonin këtë parim të pa fe duke kërkuar helenizimin e të gjithë të krishterëve. Kuptohet që si reaksion i kësaj por edhe për zona influence Selia e shenjte solli shumë dergata në Arbëri për të ripërtërire krishterimin me qendër Romen. Por Roma nuk synoi në asimilimin e arberit gjë që dëshmohet edhe për përkrahjen e përdorimit të gjuhës shqipe gjate predikimeve. Këtu duhet kërkuar arsyeja e orientimit perëndimor drejt Romës qofte e princ Dhimitrit më 1208 qofte e Skënderbeut në mesin e shekullit XV.
Mbledhja e "Kuvendit të Arberit" ose "Koncili i Arberit" në Merqi të Zadrimes më 20 korrik 1703 nën kryesine e Tivarit dhe me bekimin e papa Klementit XI (qe ishte Shqiptar) mori vendime të rëndësishme për konsolidimin e kishës katolike në Shqipëri siç ishin ndalimi i fshehjes se përkatësisë fetare ; ndalimi i predikimit fshehtas nga priftërinjtë për këta besimtare kriptokristiane etj. Në këtë kuvend katoliket u shprehen hapur edhe kundër ortodokseve.
Kisha e Beratit, shekulli XV megjithëse jezuitet erdhën më vonë në Shqipëri ata e rroken shpejt natyrën dhe kulturën shqiptare Bie në sy revista e tyre patriotike "leka". Kurse për Françeskanet dallohet Pater Gjergj Fishta i konsideruar si poet Kombëtar Shqiptar dhe themelues i alfabetit të gjuhës shqipe në Kongresit të Manastirit. Polemika apo konkurrenca mes jezuiteve dhe françeskaneve nuk arritën asnjëherë në krize të kishës katolike shqiptare, për më tepër ato kishin bashkuar gjithnjë përpjekjet për të siguruar perkrahes në fuqitë e mëdha si Austria e cila kishte ndikuar pranë portës së larte për të mbrojtur interesat e katolikeve dhe kishte financuar për kishën katolike shqiptare.
Koha e Kanunit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në pasluftën e pasigurt për fatet e Shqipërisë prej lakmisë së fqinjëve një delegacion i kryesuar nga ipeshkëv katolik Bumci shkoi në Versaje dhe përdoren influencën e tyre në Selinë e Shenjte për të garantuar se katoliket shqiptare nuk donin të jetonin të ndare nga shqiptaret e tjerë myslimane duke pase parasysh copëtimin e mundshëm të pasluftës.
Për ti u përshtatur të gjithë besimtareve të vet Kisha katolike mori parasysh edhe kanunin e Leke Dukagjinit dhe variante të tij dhe u mundua që të mos i binte ndesh këtij kodit të nderit ; mikpritjes, fjalës së dhëne etj duke shpjeguar këto elemente edhe me Biblën.
Kisha katolike shqiptare, në dallim nga simotrat në Evropë, karakterizohej nga një pavarësi e komponentëve të saj për shkak të rolit të veçante që luajtën françeskanet dhe jezuitet. Kjo gjë shkaktonte mospelqimin e dergatave nga Roma sepse nuk e kuptonin situatën në vend.
Është për tu theksuar se, ashtu si edhe në shekullin e XV dhe XVI, në dallim nga riti lindor, Kisha katolike nxiti përdorimin e gjuhës shqipe që më 1861 në seminarin e urdhrit françeskan dhe u shqua për një patriotizëm ta pashoq. Ky ishte shkaku që më 1933 ipeshkvit katolike do ti shkruanin bashkërisht Zogut ”Ne jemi këtu në Shqipëri prej dy mije vjetësh ; katolike atëherë katolike edhe sot, shqiptare atëherë shqiptare sot edhe gjithmonë". Dy revistat katolike të viteve 30 “Drita” dhe “Leka” harmonizojnë doktrinën fetare me kontekstin shqiptar dhe propagandojnë tolerancën fetare dhe mundësinë e bashkëjetesës midis feve. Psh solidaritet shoqëror kristian do të gjente mbështetjen e vet në Shqipëri në praktiken e besës dhe të fjalës së dhëne të traditës zakonore shqiptare.
Pushtimi italian zgjoi përsëri idenë e vjetër të Vatikanit për uniatizimin e Kishës dhe pati edhe misionare dhe u organizuan mbledhje për ketë në kuadër të luftës italo-greke.
Kleri fetar i të të gjithë besimeve (mysliman, katolik, bektashian dhe ortodoks) u përpoq të përfitonte sa më shumë financime nga politika e fashisteve italiane dhe gjerman. Por kjo nuk i pengonte besimtaret të vazhdonin të shihnin një pushtues që duhet të ikte një ore dhe më parë. Bektashinjtë u hodhën totalisht kundër fashizmit italian dhe nazizmit gjerman.
Me shkrirjen e patrikanës së Ohrit dhe kalimi i varësisë së kishës ortodokse direkt nga Konstandinopoli, pas janarit të vitit 1767 (influencuar edhe nga rezultatet e luftërave ruso-turke) u vu re një përpjekje fare e hapur për helenizimin e popujve të Ballkanit duke shtuar numrin e shkollave greke dhe të qendrave të rëndësishme fetare dhe didaktike si Voskopoja ku u hapen shkolla si « Akademia e Re » (një institucion iluminist në të cilën kontribuuan greke, rumune-vllhe dhe shqiptare si Kavalioti) në vitin 1744 apo shtypshkronja etj. Por patriotet fetare dhe njerëz të ditur Shqiptare e shfrytëzuan ketë infrastrukture dhe kulture fetare për të prodhuar vepra për të ardhmen e kombit shqiptar siç ishte edhe fjalori tre gjuhesh i Kavaliotit i botuar në Venedik më 1744. Kështu Voskopoja u be një qendër iluminizmi, arti dhe atdhetarizme. Po si devocion patriotik në ndihme të kishës shqiptare erdhi edhe Ali Pashe Tepelena i cili ngarkoi mjekun e tij Vangjel Meksin të Përkthente Dhiatën e re për besimtaret shqiptare në vitin 1819 deri 1827 për të vazhduar vone me përkthimet e Kristoforidhit të vitit 1872.
Pushtimi osman dhe përhapja e islamizmit e dëmtoi rende fenë e krishtere katolike apo ortodokse. Me rritjen e ndërgjegjes kombëtare në luftën kundër sundimit të huaj, nga shtresa e klerit vendës dolën disa figura të njohura si Pjetër Budi, Frang Bardhi, Pjetër Bogdani të cilët luajtën një rol të rëndësishëm për kulturën shqiptare. Gjatë Rilindjes kombëtare nga radhët e dy degëve të Krishtera pati klerikë që punuan për interesat e vendit e të kulturës kombëtare, si Papa Kristo Negovani, Ndoc Nikaj, Nikollë Kaçorri etj.
Në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX, patriotet Shqiptare të mërgimit, kryesisht ortodokse e kuptuan herët se për të kundërshtuar politiken dhe praktiken helenizuese të Greqisë duhej një Kishe Autoqefale Shqiptare. Tentativat e para për kete janë bere nga Nikolla Naco me origjine nga në Bukuresht por pa sukses.
E drejta ligjore për autoqefali i lindi Kishës Ortodokse të Shqipërisë qysh më 28 nëntor 1912. Me shpalljen e pavarësisë nga Turqia, Kisha Ortodokse e Shqipërisë nuk mund të mbrohej më juridikisht nga Patrikana, e cila ishte nën juridiksionin e shtetit turk. Kjo kishte ndodhur edhe me popullsitë e tjera të Ballkanit që kishin qenë të pushtuara nga Turqia. Kështu, kishin shpallur autoqefalinë Kisha Ortodokse Greke, Bullgare, Rumune dhe Serbe, e cila e kishte fituar këtë të drejtë që në shek. XIII.
Në Amerikë kjo përpjekje filloi qysh në maj të vitit 1907. Një shkak që i dha shtysë këtij problemi, ka qenë një ngjarje konkrete. Më gusht të vitit 1907, vdiq një djalë i ri, në qytetin Hadson. Kur trupi i tij u shpu në Kishën Ortodokse ku zakonisht kryenin shërbesat e tyre shqiptarët ortodoksë, prifti grek refuzoi ti kryente sherebesen e përmortshme pasi djaloshi njihej si nacionalist shqiptar dhe ishte “automatikisht i c’kisheruar”.
Për këtë shkak, shqiptarët krijuan një shoqëri fetare në shtator 1907, me emrin “Nderi Shqiptar” dhe zgjodhën një komision, që ai ta lidhte shoqërinë e Usterit me emigrantët e Natikut, Marlboros, Bostonit, etj. Ky ishte hapi i parë për një Kishe Ortodokse Shqiptare të pavarur në emigracionin e Amerikës. Meqë shqiptarët nuk kishin një prift legal të dorëzuar nga një peshkop, vendosën që të thërrisnin një prift nga Shqipëria.
Nga kandidatët fitoi F. Noli, i cili pas shumë peripecish të stisura nga patrikana, më mars të vitit 1908, F. Noli u dorëzua prift i ligjshëm. Noli u shigurua prift nga tre peshkopë një rus, një ukrainas dhe një rumun.
Kjo ngjarje u prit me gëzim nga të gjithë shqiptarët kudo që ndodheshin dhe pati jehonë të gjerë në të gjithë shtypin e kohës. Për të shkroi gazeta “Drita” e Sofjes, të cilën e nxirrte Shahin Kolonja, “Shpresa e Shqypnis”, si dhe gazeta të tjera shqiptare të Misirit dhe të Amerikës.
Fan Noli në një nga misionet e tij për një kishe të pavarur shqiptare Meshën e parë në gjuhën shqipe, F. Noli e dha më 22 mars 1908.
Pas kësaj në Amerikë fillon ethshëm ndërtimi i Kishave ortodokse shqiptare kisha e Shën Kollit në Sauth Brixh, e cila përfundoi në vitin 1912. Kisha e Shën Palit dhe e Shën Pjetrit në Filadelfia. Iniciativën e mori emigranti Stavri Seminaku nga Berati dhe prifti nga Rehova e Kolonjës at Naum Cerja. Në vitin 1919 u ngrit kisha e Shën Mërise në Natik.
Për nevojat e Kishës së re shqiptare e të pavarur, F. Noli përktheu më radhë nga viti 1908-1914, të gjithë librat kishtare të domosdoshëm “Shërbesat e Javës së Madhe”, Libri i Sherbesave të Shenjta”, “Libri i të Kremteve të Mëdha”, “Triodhi i vogel”, “Lutjesorja” dhe “Pesëdhjetëvjetorja e vogël”.
Të gjitha këto përpjekje për një Kishë Ortodokse Autoqefale Shqiptare, F. Noli i bëri me synimin e krijimit të një peshkopate ortodokse shqiptare në Amerikë, fronin e së cilës, në të ardhmen ta shpinin në Shqipëri.
Një nga ngjarjet më të shënuara të Kishës Ortodokse Shqiptare ka qene Kuvend i datës 16 mars të vitit 1919 ku u mblodh diaspora shqiptare e Amerikës Kanadasë dhe Meksikës Kuvendi i kërkoi peshkopit rus t’u jepte mundësi që të formonin Peshkopatën Shqiptare të Amerikës dhe të dorëzonte peshkopin e tyre të parë. Për këtë qëllim u bënë shumë kërkesa edhe në kryepeshkopata të tjera. Peshkopi rus premtoi tri here që të dorëzonte F. Nolin peshkop dhe të tri herët u tërhoq. Në rrethana të tilla më 26 korrik 1919, në kishën e Shën Gjergjit në Boston, F. Noli iu drejtue të pranishmëve : “Kush e bëri peshkopin e parë fare ?” Dhe populli iu përgjigj : “Të parin fare e bëri populli. Dhe mua populli të më dorëzojë se jam i pari fare për shqiptarët” - tha F. Noli.
Nga ana tjetër, Kuvendi i 30 korrikut 1919 e shpalli Kishën Ortodokse Shqiptare të Amerikës kishë autoqefale dhe F. Nolin peshkop të saj.
Ndërsa në Amerikë ndodhnin këto ngjarje, në Shqipëri, e cila ishte bërë shesh lufte, mbizotëronin mitropolitët grekë, si Jakovi i Durrësit e pastaj i Korçës. Njoftime kishte se në Shqipëri vepronin bandat terroriste greke të “kompanive të shenjta”, të cilat vranë Papa Kristo Negovanin në vitin 1904, terrorizuan popullsinë e Shqipërisë së Jugut në vitin 1914, vranë At Stath Melanin në vitin 1917.
Pas gjithë këtyre pengesave më në fund, më 28 prill 1921 at Vasil Marku dha të parën meshë shqip në kishën e Shën Gjergjit në Korçë.
Ngjarja më e madhe për Kishën Ortodokse të Shqipërisë ishte mbledhja e një kongresi gjithëshqiptar në Berat, më 10 shtator të vitit 1922 ku u aprovua nga kongresi që si qendër e Kishës Autoqefale të Shqipërisë të ishte Korça. Kongresi vendosi që gjuha e liturgjisë në Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare të ishte gjuha shqipe. Kongresi i Beratit u mbyll më 19 shtator 1922.
Më 21 nëntor 1923, Sinodi i Pare i themeluar në Berat shpalli F. Nolin kryepeshkop. Ceremonia u bë në kishën e Shën Gjergjit në Korçë.
Kështu, sikurse shkruan dhe F. Noli, pas 500 vjetësh u krijua Sinodi i Pare i Kishës Ortodokse Shqiptare qysh në vitin 1478, kur e gjithë Shqipëria (Arbëria) ra nën sundimin osman. Ky Sinod i Shenjtë përbëhej nga Hireotheu, miropolit i Korçës dhe i Gjirokastrës, Kristofor Kisi, mitropolit i Beratit dhe i Vlorës, F. Noli, mitropolit i Durrësit dhe i Tiranës. Ky Sinod sipas F. Nolit, vijoi deri më 24 dhjetor 1924, kur Fan Noli u detyrua të largohej nga Shqipëria.
Me përkrahjen e qeverisë, erdhi në krye të Kishës Ortodokse të Shqipërisë at Visarion Xhuvani, i cili u shpall kryepeshkop në këtë mënyrë. Në vitin 1929, ai u dërgua nga Sinodi dhe mitropoliti i tij tek Anastasi i Koshavacit.
Që aty u thirr në Tiranë dhe tok me peshkopin serb të Shkodrës, si dhe me dy peshkopë të tjerë, Evthim Ikonomin dhe V. Camcen (Agathangjelin), krijuan Sinodin e Dytë të Kishës Ortodokse Shqiptare me kryepeshkop Visarion Xhavanin. Patrikana Ekumenike e kundërshtoi këtë sinod megjithëkëtë, duhet theksuar se V. Xhuvani u tregua shumë energjik. Gjatë kohës që ishte në krye të Kishës ai mblodhi Kongresin II gjithëortodoks në Korçë, më 16 qershor 1929.
Nën formulën : Kishe e lirë në shtet të lirë”, Kishë e ndarë nga shteti, u formulua neni 16 i Statutit ku thuhet : ”Kryepeshkopi, peshkopët, zëvendësit e tyre lokalë, Ikonomi i Madh Mitrofor, Sekretar i Përgjithshëm i Sinodit, si dhe ndihmësit dhe zëvendësit klerikë të Kryepeshkopit dhe peshkopëve, duhet të jenë prej gjakut dhe gjuhës shqiptare, si dhe të kenë nënshtetësinë shqiptare”.
Sinodi II i Shenjtë i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, po i panjohur nga Patrikana Ekumenike u përbë nga : Kryepeshkop dhe peshkop i Tiranës dhe i Durrësit V. Xhuvani, imzot Camce, imzot Ambrozi, imzot Eugjeni. Më vonë ky sinod u plotësua dhe me Ikonomin e Madh, Mitrofor, at Vasil Markun.
Mbreti Zog gjate përpjekjeve për të krijuar një stabilitet politik në Shqipëri ndoqi një politike neutrale në lidhje me besimet e ndryshme në Shqipëri duke e ndare pushtetin nga feja, duke përkrahur autoqefaline e kishës ortodokse si edhe duke preferuar shqiptare në drejtimin fesë. Për tre vjet ai pat një konflikt me shkollat katolike (1933-1936) të cilat i mbylli dhe pastaj i hapi prape. Kjo u be në kuadër të reformës arsimore. Ka interpretime se kjo lëvizje e Zogut u be edhe për të mbajtur një ekuilibër fetar dhe për ti vene një kufi ekspansionit të gjithanshëm italian në Shqipëri.
Problemi autoqefalise u be një nga temat kryesore edhe për mbretin Zog i cili dërgoi ministrin ortodoks Kota dy herë në Stamboll për të negociuar por edhe për të kërcënuar. Në vitin 1933, qeveria e mbretit Zog bëri presion edhe ndaj Xhuvanit që ai të jepte dorëheqjen dhe u ngarkua Kristofor Kisi për të formuar Sinodin e Tretë të Kishës Ortodokse Shqiptare. U arrit që më 20 shkurt 1937, qeveria shqiptare të niste delegatë për në Athinë K. Kisin dhe laikun Josif Kedhi.
Kështu, më 12 prill 1937, Kishës Ortodokse Shqiptare iu njoh zyrtarisht varësia direkte nga patrikana dhe u shpall autoqefale. Dekreti i lartë kishtar, Tomi, iu dorëzua K. Kisit. Me këtë rast, Patrikana i dërgoi një mesazh Ministrit të Drejtësisë Thoma Orollogaj, Mbretit Zog dhe Kryeministrit Koço Kotta.
Tani e tutje, kjo kishë edhe juridikisht e në mënyrë kanonike, vendoste vetë për organizimin e saj, si për caktimin e peshkopëve dhe të peshkopatave, për përkthimin e liturgjisë dhe librave të meshës në gjuhën shqipe, etj. Nga ana e saj, Patrikana ruante të drejtën e shpjegimit e të interpretimit të dogmës ortodokse dhe kërkoi që ndër të gjithë peshkopët e mundshëm të fronësuar nga Sinodi i shenjtë i Kishës Autoqefale të Shqipërisë, dy prej tyre të kishin, për këtë arsye, formim teologjik ortodoks në shkollat greke dhe të kishin jetuar jashtë vendit, d.m.th në Greqi ose në Malin e Shenjtë, për mjaft kohë. Ky ishte i vetmi kusht që vuri Patrikana Ekumenike.
Sinodi III i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, përbëhej nga Kristofor Kisi, kryepeshkop dhe mitropolit i Durrësit dhe i Tiranës, Agathangjel Çamçe, mitropolit i Beratit, Evllogji Kurnila, mitropolit i Korçës, Pandeli Kotoko, mitropolit i Gjirokastrës.
Kisha Ungjillore Protestante
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Historia e Kishës Ungjillore Protestante në Shqipëri, zë fill më 18 tetor 1873, kur Berd, Xheni dhe zoti marsh u vendosen si misionarë në qytetin e Manastirit. Këta misionarë fisnikë krijuan aty Bashkësinë e parë Ungjillore. Ndër anëtaret e parë të Bashkësisë Ungjillore të Manastirit, ishte edhe Gjerasim Qiriazi i cili pasi shkollohet ne Bullgari me ndihmen e misionareve ne maj 1883 niste për ne Shqipërisë, jo pa pengesa dhe pa vuajtje. Gjerasimi synoi qytetin e Korçës, ku predikimet e para i bëri në Mësonjëtoren Shqipe, më 3 maj 1890, duke pasur si pikësynim zgjimin e popullit të tij, si një misionar atdhetar. Predikimin e Fjalës së Krishtit, ai e quante vërtetë një detyrë patriotike.
Gjerasimi dhe e motra Sevastia çelen në Korçë shkollën e vashave më 23 tetor 1891. Kishte gjithsej tri vajza. Më pas, duke thyer luftën që Patrikana i bënte shkollës dhe Gjerasimit, numri i vashave në shkollë u shtua. Të shumta kanë qenë vashat që mbaruan shkollën e Qiriazit.
Me 14 nëntor 1892 u themelua bashkësia "Vëllazëria Ungjillore" në të cilën bënte pjesë Gjerasimi, Gjergj Qiriazi, Sevastia, Grigor Cilka, Herakli Bogdani, V. Pasko nga Pogradeci, Fanka Evthimi dhe ndoshta edhe P. N. Luarasi.
Kjo shoqëri ungjillore pati dhe organin e saj që u quajt “Letra e Vëllazërise”, numri i parë i së cilës u botua në Korçe në nëntor të vitit 1892.
Islami në trevat shqiptare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Islami në Shqipëri
Kontaktet e shqiptarëve me botën islame, janë relativisht më të vona se ato të pjesës më të madhe të popujve evropianë. Islami u shfaq për herë të parë në kontinentin e vjetër në fund të mijëvjeçarit të parë (shek. 9-10-të).
Spanja ishte më e ndikuara nga kultura arabo-islame në Evropë, ishte vendi përmes të cilës në Evropë u përcoll kultura shkencore arabe duke përfshirë këtu të gjitha sferat si mjekësinë, fizikën, astronominë, filozofinë etj. ku edhe pas tërheqjes së sundimit arab nga ai vend aty mbeti stili i ri i të jetuarit i sjell nga ai sundim. Depërtimi i Islamit në Evropë dhe në trojet shqiptare para paraqitjes së Perandorisë Osmane u bë përmes Spanjës.
Historikisht kontaktet ndërfetare midis shqiptarëve të krishterë dhe përhapësve të islamit i takojnë shekullit të 13-14-të. Nga shekullit të 15-16-të e në vijim në qytetet kryesore të Shqipërisë u ngritën xhamitë.
Islami u përhap më shumë në Shqipërinë e Mesme si dhe në territoret shqiptare që tashmë ishin nën pjesën sllave. Në shekullin e 18-19-të islami pati një lulëzim fetar dhe kulturor në Shqipëri. Në këtë periudhë u zhvillua letërsia shqipe me alfabet arab, që studiuesit e krahasojnë me letërsinë “alhamiado” që qe zhvilluar më parë në Spanjë.
Islami la gjurmë në jetën zakonore të shqiptarëve, përmes ndërhyrjes së disa normave të sheriatit. Por sheriati nuk u bë asnjëherë kod sundues zakonor i shqiptarëve. Pranimi i islamit nga shqiptaret shpjegohet edhe me rolin që do të luante kjo fe për diferencimin e shqiptareve prej sllavëve (zona e Kosovës) dhe grekëve (zona Çamërisë) të cilët sidomos pas shekullit XVIII kishin filluar një politike asimiluese ndaj shqiptarëve.
Feja Islame në Shqipëri është karakterizuar kryesisht nga prezenca e shumicës së myslimanëve sunitë dhe pakicës së urdhrit bektashi.
Në kushtet e një shteti të pavarur shqiptarë dhe të pasluftës së parë botërorë myslimanët Sunite riorganizohen në 1921 në një aleancë kombëtare myslimane. Më 1923 bashkësia sunite do të ndahet nga kalifati i Stambollit duke zgjedhur si kryetar Myftiun e Tiranës. Në këto vite në Islamin shqiptarë shfaqet një dell reformator pasi ndalohet formalisht poligamia, dalin përkthime në shqip të Kur'anit. Më vitin 1923 del edhe revista "Zani I Naltë" me ndjenja të theksuara patriotike dhe reformatore.
Më 1929 mbahet një kongres i myslimanëve ku u vendos përdorja ekskluzive e gjuhës shqipe, unifikimi i medreseve etj. Ka vend të besohet se në këtë reformë ka gisht Zogu me qëllimet e tij për te bashkuar vendin dhe për ta oksidentalizuar Shqipërinë duke ia hequr përfundimisht imazhin e një vendi islam. Thuhet se edhe Ata Turku, reformatori me i madh i kësaj kohe, behej xheloz nga shpirti reformator i Zogut pasi nuk i pëlqente qe ky i fundit t'ia kalonet atij në këtë drejtim.
Bektashizmi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bektashizmi e ka origjinën prej një doktrine mistike të baballarëve turkmene të shekullit XI-XII në detin Kaspik dhe u themelua nga Haxhi Bektashi nën ndikimin e mistikut persian Ahmet Jasevi për tu fuqizuar si sekt mysliman ne Turqi pasi lidhet me korpusin e jeniçerëve (që kishin prejardhje kristiane). Bektashizmi adhuron Aliun po aq sa Muhametin. Për aresye te konfliktit me vete myslimanizmin bektashizmi fitoi një tolerance fetare me kristianizmin duke pasur edhe disa pika takimi në jetën fetare. Predikonin barazinë e burrit me gruan, pinin alkool dhe gjera të tjera që ishin farë të papëlqyeshme për Islamin. Për nga ky pozicion tolerant i bektashizmit dhe për rolin patriotik që kanë luajtur shumë Bektashij ka pasur mendime nga studiues dhe politikane vendas dhe të huaj te të gjithë kohërave se Bektashizmi do të ishte një fe e përshtatshme për Shqipetaret. Nder këta është edhe poeti i madh kombëtar Naim Frasheri.
Në Shqipëri bektashizmi është shfaqur në fund të shekullit të 12-të dhe në fillim të shekullit të 13-të. Në 1925, kur Ataturku ndërmori reformat e ashpra laicizuese të shtetit për krijimin e Turqisë moderne, Shqipëria u bë vendi i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve duke mbetur edhe sot e tille Pakkush e di se Shqipëria, ky vend i vogël, është seli e një kryeqendre botërore të besimeve. Është interesant të vihet re se edhe gjatë periudhës së ateizmit nuk pati pretendime nga shtete të tjera ku ka bashkësi besimtarësh bektashinj për të marrë rolin e kryeqendrës. Bashkësia bektashije e Shqipërisë u shpall e pavarur në vitin 1921.
Shume teqe bektashishj u bënë qendra rezistence kundër italianeve dhe kundër gjermaneve si baba Fejozo dhe baba Faja duke llogaritur gjate luftës rreth 6000 bektashij të organizuar.
Besimet fetare në periudhën 1944 – 1990
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pushteti i vitit 1945 e vuri në shenjë kryesisht Kishën Katolike të Shqipërisë, duke e cilësuar atë si çerdhe të agjentëve të huaj në Shqipëri. Për këtë arsye, qysh në fillim, Kishës Katolike Shqiptare iu kërkua të bënte një sakrilegj kanonik, të shpallte autoqefalinë e saj. Te dy peshkopët katolikë, imzot Gaspër Thaçi dhe imzot Vinçenc Prendushi nuk e pranuan një gjë të tillë. Shteti komunist i burgosi të dy, duke dënuar me 20 vjet burg imzot Vinçenc Prendushin, klerik dhe poet dhe duke dënuar me pushkatim imzot Gaspër Thaçin. Pas shumë mundimesh në burg, vdiq në vitin 1949 dhe imzot Vinçenc Prendushi, ipeshkv i Durrësit dhe i Tiranës. U arrestuan 30 françeskanë, 15 jezuitë dhe mjaft seminaristë. Disa prej tyre u pushkatuan e disa vdiqën të munduar nëpër kampe përqendrimi dhe në punë të detyruar. Në vitin 1945, u pushkatuan Dom Ndre Zadeja, poet dhe atdhetar. Po këtë vit, u pushkatuan Frano Gjini, Gj. Volaj, at Ciprian Nika. Në vitin 1946 u dënua dhe u pushkatua në Shkrel, Nikoll Gazulli, etj.
Fjalët e tyre të fundit ishin : “Rroftë Krishti mbret ! Rroftë Shqipnia dhe pa ne !”. Në vitin 1950 u shpall argjipeshkëv i Kishës Katolike të Shqipërisë Bernardin Shllaku, por atij i vunë një mbikëqyrje të fortë. Ndërkaq ishin mbyllur shkollat dhe manastiret katolike kudo. Kleri i huaj katolik që vepronte në dioqezat e Shqipërisë, u dëbua qysh në vitin 1946.
Në vitin 1967 u pushkatua Zef Bici se gjoja kishte penguar aksionin ateist të rinisë. Argjipeshkvi Ernest Coba u burgos qysh në vitin 1964 dhe u dënua me 25 vjet burg. Vdiq në spitalin e Tiranës në vitin 1980. Atëherë u burgos dhe Mikel Koliqi, i cili megjithë vuajtjet, doli gjallë nga burgu por vdiq si kardinal në vitin 1997.
Këta dhe shumë të tjerë ishin martirë të Kishës katolike Shqiptare në shekullin e 20. Sinodi III i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë qëndroi deri në vitin 1949, kur kryepeshkopi Kristofor Kisi dha dorëheqjen. Kisi vdiq më 16 qershor 1959. Nga viti 1946 deri në vitin 1949 Sinodi IV i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, u formua më 25 gusht të vitit 1949, me kryepeshkop të Kishës Ortodokse Autoqefaqle të Shqipërisë, Paisi Vodicën. Ky u shpall Kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, si dhe peshkop i Durrësit dhe i Tiranës, Qiril Naslazi u vendos mitropolit i Beratit, Filothe Duni, mitropolit i Korçës, Damjan Kokoneshi u shpall mitropolit i Gjirokastrës. U shpall peshkop sufragan Sofron Borova.
Paisi Vodica njoftoi menjëherë Patrikanën Ekumenike të Konstandinopolit për Sinodin e ri, por Patrikana e quajti kryepeshkop jo kanonik dhe nuk e njohu si të tillë. Vodica për arsye politike e lidhi Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë me Patrikanën e Rusisë komuniste. Kështu që, Sinodi IV mori karakter të theksuar politik. Për këtë shkak, u dërgua nga Patrikana në Amerikë peshkopi Marko Lipa, peshkop i Lefkës, për të mos lejuar që Kisha Ortodokse Shqiptare në Amerikë të binte në pozitat politike të Kishës në Shqipëri.
Më 1967 besimet fetare dhe institucionet e tij e ndërprenë me dhunë veprimtarinë e tyre për të filluar serish pas lëvizjeve demokratike të vitit 1990. Lëvizja kundër institucioneve fetare e nxitur nga shteti diktatorial komunist u mbulua gjoja me një lëvizje të rinisë ateiste. Shumë kisha u kthyen në salla publike, disa u kthyen në salla bagëtish, disa u rrënuan plotësisht. U prishën 2169 objekte kulti si kisha, xhami e teqe. Atëherë u burgosën 217 klerikë për terror e disa prej tyre vdiqën nëpër burgje ose u pushkatuan.
Kodi penal i vitit 1977 dënonte propagandën fetare si dhe përhapjen e liturgjisë. Sipas këtij kodi u dënuan shumë ish-klerikë, por edhe laikë.
Kisha Katolike e Shqipërisë që i kishte dhënë vendit dhjetëra intelektualë, studiues me emër, poetë e shkrimtarë, si at Shtjefën Gjeçovin, Preng Doçin, at Gjergj Fishtën, Dom Ndre Mjedën, at Donat Kurtin etj, kishte pësuar një nga goditjet e saj më të mëdha gjatë gjithë historisë së saj në Shqipëri.
Shpallja e Shqipërisë (e tokës prej ku predikuan se pari apostujt e Krishtit si Pali, e tokës së Skënderbeut që u fut në historinë kishës si mbrojtësi i saj me besnik) si i vetmi shtet ateist në të gjithë globin tokësor, kishte habitur të gjithë botën. Vatikani nuk e reshti asnjëherë luftën për të mbështetur besimtaret e vet të cilët e vazhdonin jetën fetare në mënyre ilegale por kësaj radhe të ndjekur nga diktatori Enver Hoxha që ishte shumë herë më i egër se sa perandori Trajan.
Pavarësisht regjimit të egër komunist Shqipetaret nuk linin feste fetare pa festuar me metodat e tyre sa të lashta aq edhe moderne në kushtet e një varfërie të tmerrshme, te një furnizimi me lista dhe triska deri më 1990. Në këtë ilegalitet të përgjithshme dhe frike u forcua edhe ndjenja e tolerancës fetare.
Ndikim shumë të madh tek Shqipetaret besimtare dhe jo besimtare kishte edhe aktiviteti fetar–humanitar i Nene Terezës, i shenjtores më të dalluar të shekullit XX, që gjithçka e bënte në emër të Jezu Krishtit.
Pas përmbysjes së rendit ateist në Shqipëri, më 4 nëntor 1990, patër Simon Jubani që ishte mbyllur 26 vjet në burg, si dhe Karlo A. Sevilla që ishte dëbuar nga Shqipëria qe në vitin 1946, dhanë një meshë për të gjallët e për të vdekurit, në kapelën e vogël të varrezave të Shkodrës, e cila shërbeu si altar. pjesëmarrja në meshë ishte e jashtëzakonshme. bPo atë ditë, u dha një dǘa në Xhaminë e Plumbit në Shkodër nga myslimanët.
Filloi sërish ngritja e kishave, xhamive dhe teqeve.
Besimet fetare pas vitit 1990
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas rrëzimit të regjimit komunist i cili ishte frymë materialiste dhe të tërë zhvillimin dhe jetën e bazonte në forcat e veta, përsëri ri filloi jeta kulturoro-fetare. Populli në këtë fillim të rrëmujshëm fetarë edhe për kundër asaj se kishin objektet fetare si dhe njohuritë për prejardhjen e tyre fetare përsëri ishin shumë të kufizuar në fenë e tyre.
Gjatë kësaj kohe shumë misionarë të tëgjitha besimeve fetare, grupacioneve tendencioze, sekteve të ndryshme zunë vend në Shqipëri duke proklamuar platformat e tyre duke përdoru metodat e shumta për të tërhequr rininë kah veti. Në këtë drejtim nuk kurseheshin as fjalët as invetimet e shumta në drejtim të inicimit të rinisë për t'u bërë pjesë e tyre. Gjatë kësaj kohe rifilluan misionin e tyre edhe emisarët e njohur fetarë që për shkak të qëndrimeve të tyre fetare kaluan pjesë të jetës së tyre nëpër burgjet e komunizmit.
Edhe përkundër tendencave të grupeve të shumta të reja si dhe tendencave të mëparshme të njerëzve eminent (si Ismail Kadare dhe Ramiz Alia) për përdorimin e tëgjitha metodave në vendosjen e krishterimit si besim të vetëm fetarë në Shqipëri përsëri kjo nuk ndodhi dhe në Shqipëri nga pabesimi ose hutia në pabesim populli në përgjithësi përsëri kaploi fenë Islame, Krishtere dhe Ortodokse.
Udhëheqësit fetarë të këtyre besimeve që ishin me ndikim dhe që kishin vuajtur nëpër burgjet e komunizmit për qëndrimet tyre fetar gjatë kësaj kohe rii filluan punën e tyre në ligjërimin e besimit të tyre, në ringjalljen e objekteve fetare, rindërtimin e tyre si dhe ndërtimin e objekteve të reja fetare në vendbanimet me mungesë të tyre. Këto aktivitete zakonisht janë zhvilluar me vetëfinancim ose të përmbajtura nga organizata fetare nga jashtë Shqipëria duke përmbajtur secila grupin e vetë fetarë.
Po kështu është përtërirë në mënyrë të dukshme Kisha Ungjillore e Shqipërisë, përmes misionarëve dhe bashkësive të krishtera ungjillore në të gjithë vendin sidomos në qytete.
Megjithatë, shoqëria shqiptare mbetet në shkallë të gjerë jobesimtare. Gallup, një nga organizatat më të mëdha dhe më serioze në zhvillimin e anketimeve, ka zhvilluar një anketim mbi besimin në shkallë botërore. Ky anketim nxori se Shqipëria bën pjesë në 14 vendet më jofetare në botë. Vetëm për 39% të shqiptarëve në Shqipëri, feja luan ndonjë rol në jetën e tyre, ndërsa pjesa tjetër prej 71 % nuk ndjek apo interesohet rreth ndonjë besimi fetar.[3]
Vendi | Po | Jo | Nuk e di/refuzoj |
---|---|---|---|
Letoni | 39% | 58% | 3% |
Shqipëri | 39% | 53% | 8% |
Hungari | 39% | 58% | 3% |
Luksemburg | 39% | 59% | 3% |
Rusi | 34% | 60% | 9% |
Bjellorusi | 34% | 56% | 6% |
Francë | 30% | 69% | 1% |
Vietnam | 30% | 69% | 1% |
Mbretëri e Bashkuar | 27% | 73% | 1% |
Hong Kong | 24% | 74% | 2% |
Japoni | 24% | 75% | 1% |
Danimarkë | 19% | 80% | 1% |
Suedi | 17% | 82% | 1% |
Estoni | 17% | 78% | 6% |
Gallup-Global-Reports
Në trojet shqiptare jashtë Shqipërisë shqiptarë gjithashtu nuk janë pjesëtarë vetëm të një besimi fetar kështu që në Maqedoni shqiptarët janë të besimit Islam, Ortodoks dhe Katolik, në Kosovë gjithashtu shumica i takojnë besimit Islam (92 %) dhe nj[ pjesë atij Katolik, në Mal të Zi shqiptarët i takojnë besimit të Krishterë (70 %), dhe në Çamëri i takojnë besimit Islam dhe Ortodoks.
Toleranca fetare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shqiptarët janë dalluar në shekuj për një tolerancë unike ndërfetare gjë cila ka lidhje edhe me vete historinë e pranisë dhe bashkëjetesës së besimeve të ndryshme fetare në trojet e populluara nga shqipetaret si pasoje e ndarjes së krishterimit administrativisht në dy pjesë, në ritualin roman (perëndimor) dhe atë bizantin (lindor) me anë të "vijës së Teodosit" që kalon diku mes lumenjve Shkumbin dhe Mat të Shqipërisë ashtu edhe si pasoje e përqafimit të islamit kryesisht për ti u rezistuar asimilimit prej shovinisteve sllave dhe greke në fund të shekullit XVIII dhe XIX.
Shqiptaret kanë qenë tolerante dhe kurrë nuk kanë derdhur gjak për çështje fetare. Mark Milani, kryeministër i Malit të Zi pohon se "sa herë që ne përpiqeshim të ndërsenim në Shkodër katoliket kundër myslimaneve apo anasjelltas e kishim betejën e humbur sepse Shqiptaret e kishin ndjenjën kombëtare shumë më të fortë". Ekzistencën e tolerancës fetare e vunë re edhe fashistet italiane të cilët hartuan një strategji për ta ruajtur këtë ekuilibër sa që katoliket e ndjenë veten si të lëne pas dorë.
Prej fundit të mesjetës e këndej hapësira shqiptare ishte zonë ekuilibri ndërmjet dy perandorive më të fuqishme të kohës, Perandorisë Osmane dhe Perandorisë Austro-hungareze. Midis këtyre dy perandorive janë nënshkruar disa marrëveshje, të quajtura "kapitulacione", të cilat rregullonin barazinë e ndikimeve, duke i njohur Perëndimit të drejtën e kujdesit për faltoret e të krishterëve, përmes doktrinës "cultus protectorati" - mbrojtja e klerit.
Në Shqipëri mund të gjesh shpesh dy fe (krishterim e islam) në një familje ose në një fis (Lurë, veri), ose dy fe në të njëjtin njeri (Shpat, Elbasan), i cili mban dy emra, si i krishterë e si mysliman, dhe bën ritet e festat fetare të të dy besimeve. Heroi kombëtar i shqiptarëve Gjergj Kastrioti lindi në një familje ortodokse, u bë mysliman në oborrin e sulltanit, u bë bektashi (ky ishte kusht për t'u bërë jeniçer), u kthye në Shqipëri dhe mori fenë e babait (ortodoks) dhe kur vdiq la amanet që të varrosej në një katedrale të të krishterëve katolikë (Lezhë). Njëri nga vëllezërit e Gjergj Kastriotit, përkundrazi, kërkoi të varrosej në manastiret e Athosit, një prej vendeve të shenjta të ortodoksisë.
Në Shqipëri nuk njihen konfliktet fetare, as në formë episodike. Është krejt normale që një shqiptar, nëse nuk i pëlqen prifti, predikimi apo sjelljet e tij, të braktisë kishën dhe ta kërkojë lidhjen me zotin në xhami. Një prej autorëve më të rëndësishëm të letërsisë klasike shqiptare, Pjetër Bogdani, në veprën e tij "Çeta e profetëve", citon krahas njëri-tjetrit Kalvinin dhe Avicenën. Përkthyesi i parë i librit të shenjtë të myslimanëve Kur'an ishte i krishterë (Ilo Mitkë Qafëzezi).
Myslimanët shqiptarë festojnë Shën Gjergjin e Shën Mërinë, një pjesë tjetër Shën Nikollën e Krishtlindjet, kurse të krishterët u bëjnë vizita miqësore myslimanëve për festat e tyre karakteristike (Kurban Bajram).
Ka shumë raste të treguara dhe të jetuara kur priftit i është dashur të këndoje syret e Kuranit për të nderuar një mysliman të vdekur pasi hoxha dhe xhamia ishin larg prej dëborës apo motit të keq.
Në një qytet si Shkodra, ku popullsia myslimane është e përzier me të krishterë katolikë dhe ortodoksë, në ditët e ramazanit edhe tregtarët jo-islamikë ndalonin shitjen e mishit të derrit në dyqanet e tyre. Po në Shkodër kanë qenë familjet bujare myslimane që mbrojtën ndërtimin e kishës katolike kur disa fanatike filluan shkatërrimin e themeleve natën. Ndërtimet e kishës vazhduan kur bujaret myslimane dolën në mes popullit duke thëne “mos i preki njëri se këto janë themelet tona”.
Festat fetare në Shqipëri, qofshin ato të bashkësisë së krishterë, qofshin të bashkësisë myslimane, ruajnë gjurmë të periudhës politeiste mitologjike. Shqiptarët katolikë të viseve veriore ditën e Buzmit e kanë pikërisht në ditën e Krishtlindjeve, por duke nënshtresuar në këtë festë edhe kultin e zjarrit. Shën Mëria e myslimanëve përkon me ditën e zanës - Dianës tek latinët - më 23 gusht. Bektashinjtë kanë kultin e Baba Tomorrit, që ngjason me kultin mitologjik të Olimpit grek. Një poet i krishterë i vuri për titull librit të vet emrin “Baba Tomorrit”. Kjo dhe të tjera tregon Shqiptarët kanë kultin e natyrës, festojnë ditën e malit apo të bjeshkës, mbajnë edhe sot gjarprin dhe dhinë si totem (hyjni mbrojtëse), kanë kult për zjarrin, për gurin, për ujin dhe bukën, për udhën dhe mysafirin, për tokën dhe qiellin.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Feja në Shqipëri
- Afetaria në Shqipëri
- Laicizmi në Shqipëri
- Islami në Shqipëri
- Krishterimi në Shqipëri
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Të dhënat e Censit 2023" (PDF). 28 Qershor 2024. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 28 Qershor 2024. Marrë më 28 Qershor 2024.
{{cite web}}
: Shiko vlerat e datave në:|access-date=
,|date=
, dhe|archive-date=
(Ndihmë!) - ^ "Të dhënat e Censit 2023" (PDF). 28 Qershor 2024. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 28 Qershor 2024. Marrë më 28 Qershor 2024.
{{cite web}}
: Shiko vlerat e datave në:|access-date=
,|date=
, dhe|archive-date=
(Ndihmë!) - ^ http://www.gallup.com/poll/128210/Gallup-Global-Reports.aspx%7C[lidhje e vdekur] Gallup Global Reports
- De la Rocca “Religion and Nation in Albania”, 1989, Romë.
- Dh Qiriazi “Kristianity in Albania”, 2000.
- Mark Milan “Albanian life and Customs”, Kurti, Sirdani.
- “On the contribution of the catholics in Albania”, 2000.