Gjuha serbe
Serbisht | |
---|---|
Folës amtare | 12 milion[1][2] |
Familje gjuhësore | Gjuhët indo-evropiane
|
Statusi zyrtar | |
Gjuhë zyrtare në | Serbi, Kosovë, Mal te Zi |
Kodet gjuhësore | |
ISO 639-1 | sr |
ISO 639-2 | srp |
ISO 639-3 | – |
Gjuha serbe ose serbishtja (serbisht: српски/srpski) është njëra nga versionet e gjuhës së sllavëve të jugut, grupit qendror, që përfshin edhe kroatishten, boshnjakishten dhe malazishten. Flitet nga serbët në Serbi, Bosnjë e Hercegovinë, Mal të Zi, Kosovë e vende të tjera. Është gjuhë zyrtare e të gjitha shteteve të lartpërmendura.
Serbishtja standarde mbështetet mbi dialektin më të përhapur të Serbo-Kroatishtes, Shtokavin ( më hollësisht dialektet e Shumadi-Vojvodinës dhe Hercegovinës Lindore), që është gjithashtu baza e kroatishtes, boshnjakishtes dhe malazishtes. Dialekti tjetër i folur nga serbët është ai Torlak në Serbinë Juglindore, i cili është ura lidhëse me maqedonishten dhe bullgarishten.
Serbishtja është gjuha e vetme në Evropë, folësit e së cilës përdorin dy alfabete (atë cirilik dhe atë latin). Alfabeti cirilik u qëmtua në vitin 1814 nga gjuhëtari Vuk Karaxhiq mbi baza fonetike. Alfabeti latin për serbishten u qëmtua në vitet 1830 nga gjuhëtari kroat Ljudevit Gaj bazuar mbi alfabetin çek. Të dy alfabetet kanë një korrespondencë një-me-një duke krijuar një sistem paralel.
Alfabeti
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Serbishtja shkruhet me dy alfabete: atë cirilik serb (српска ћирилица) dhe atë latin (srpska latinica) me 30 shkronja si me poshtë:
А а Б б В в Г г Д д Ђ ђ Е е Ж ж З з И и Ј ј К к Л л Љ љ М м
A a B b V v G g D d Đ đ E e Ž ž Z z I i J j K k L l Lj lj M m
Н н Њ њ О о П п Р р С с Т т Ћ ћ У у Ф ф Х х Ц ц Ч ч Џ џ Ш ш
N n Nj Nj O o P p R p S s T t Ć ć U u F f H h C c Č č Dž dž Š š
Shqiptimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]cirilik | latin | Alfabeti fonetik | Përshkrimi |
---|---|---|---|
А а | A a | /a/ | si a në shqip |
Б б | B b | /b/ | gjithmonë e zëshme; si b në shqip |
В в | V v | /ʋ/ | gjithmonë e zëshme; e përafërt me v në shqip |
Г г | G g | /ɡ/ | gjithmonë e zëshme; si g në shqip |
Д д | D d | /d/ | gjithmonë e zëshme; si d në shqip |
Ђ ђ | Đ đ | /dʑ/ | e përafërt me gj në shqip |
Е е | E e | /ɛ/ | si ae në shqip |
Ж ж | Ž ž | /ʒ/ | si zh në shqip |
З з | Z z | /z/ | si z në shqip |
И и | I i | /i/ | si i në shqip |
Ј ј | J j | /j/ | si j në shqipe |
К к | K k | /k/ | si k në shqipe |
Л л | L l | /l/ | si ll në shqip |
Љ љ | Lj lj | /ʎ/ | e përafërt me l në shqip |
М м | M m | /m/ | si m në shqip |
Н н | N n | /n/ | si n në shqip |
Њ њ | Nj nj | /ɲ/ | si nj në shqip |
О o | O o | /ɔ/ | si o në shqip |
П п | P p | /p/ | si p në shqip |
Р р | R r | /r/ | si rr në shqip |
С с | S s | /s/ | si s në shqip |
Т т | T t | /t/ | si t në shqip |
Ћ ћ | Ć ć | /tɕ/ | e përafërt me q në shqipe |
У у | U u | /u/ | si u në shqipe |
Ф ф | F f | /f/ | si f në shqipe |
Х х | H h | /x/ | e përafërt me h në shqip |
Ц ц | C c | /ts/ | si c në shqip |
Ч ч | Č č | /tʃ/ | si ç në shqip |
Џ џ | Dž dž | /dʒ/ | si xh në shqip |
Ш ш | Š š | /ʃ/ | si sh në shqip |
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Encyclopedia of Language and Linguistics, 2nd ed.
- ^ Ethnologue, Serbian
Shiko dhe këtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Language articles with speaker number undated
- Languages without family color codes
- Language articles without language codes
- Languages with ISO 639-2 code
- Languages with ISO 639-1 code
- Language articles without reference field
- Language articles missing Glottolog code
- Language articles with unsupported infobox fields
- Gjuhë në Serbi
- Gjuhë në Kosovë
- Gjuhët sllave
- Serbisht
- Gjuhë në Maqedoni të Veriut