Jump to content

Peqani

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Peqan
Fshat

Peqan është një vendbanim në komunën e Therandës, Kosovë.

Peqani është fshat që ndodhet në veri të Therandës rreth 3 km larg. Koncentrimi më i madh i shtëpive të banimit ndodhet në luginë i rrethuar nga të gjitha anët me kodrina.

Fshati është i lidhur me rrugë të asfaltuar me qytetin. Rrugët tjera që lidhen me vendbanimet tjera si: me Bllacë, janë të pa-asfaltuara. Fshati ka shkollën e ndërtuar me vetëkontributin e banorëve para 17 viteve me sipërfaqe 1162 metra katror, vlen të theksohet se kontribuesi më i madh ishte Zymer (Arif) Arifaj , dhe për her të fundit është rinovuar gjatë vitit 2009 nga Kfori Austriak dhe Ministria e Arsimit.

Mikrotoponimet më karakteristike: Gallusha, Rrushullaz, Kopaça, Llokaq, Servishte etj.

Familjet e Njohura

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në këtë vendbanim sot jetojnë këto familje: Grulaj , Arifaj , Elshani, Sopaj, Krasniqi, Gashi, Bytyçi, Fetiu, Hoxha, Fetaj, Fondaj, Karaxha, Latifi, Sakaj etj

Shënime statistikore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

rreth vitit 1879 kishte 49 shtëpi (48 shqiptare, 1 serbe (shqiptare katolike, e regjistruar si serbe nga Jastrebovi)

; sipas regjistrimit të vitit 1913 - 835 banorë

; në vitin 1918 - 90 shtëpi shqiptare myslimane me 648 banorë

; në vitin 1921 -98 shtëpi me 302 banorë

; në vitin 1948 - 124 shtëpi me 887 banorë

; në vitin 1953 -144 shtëpi me 941 banorë

; në vitin 1961 - 141 shtëpi me 1008 banorë shqiptarë

; në vitin 1971 - 162 shtëpi me 1394|banorë shqiptarë

; në vitin 1981 - 204 shtëpi me 1885 banorë shqiptarë.

Ky vendbanim para agresionit serb, sipas shënimeve të marra në terren, në vitet 1998-99 kishte 220 shtëpi me rreth 2624 banorë shqiptarë (1289 meshkuj dhe 1326 femra). Lufta e fundit për fshatin ishte një katastrofë e vërtetë. Nga kjo luftë fshati doli tërësisht i shkretëruar. Nga rreth 380 objekte sa kishte fshati, janë shkatërruar: 138 të kategorisë së V, 172 të kategorisë së IV, ndërsa pjesa tjetër ishin e kategorive me dëmtime më të pakta. Vetëm 15 shtëpi shpëtuan nga dëmtimet. Dëme shumë të mëdha pësuan edhe shkolla e fshatit, rrjeti elektrik, xhamia u shkatërrua tërësisht dhe shumë dëme të tjera në bujqësi dhe veprimtari të tjera. Më 24 mars 1999 popullata u dëbua nga fshati. Pas qëndrimit 10 ditësh në Pagarushë, pjesa më e madhe u strehua në Shqipëri. Nga ky fshat janë vrarë 15 banorë të tij, në mesin e të cilëve 7 dëshmorë.

Dega kryesore e ekonomisë së këtij fshati është bujqësia, pastaj biznesi privat, punësimi në botën e jashtme, punësimi në sektorin publik etj.

Në këtë vendbanim ka shenja të lashtësisë. Në fshat ekziston një burim i rëndësishëm i ujit, burim guri. Aty është një lloj shpelle ku flitet se mund të ketë qenë faltore e Bindit, zotit të ujit. Në këtë vendbanim hasen gjurmë të llojllojshme të kulturës materiale, lokalitet arkeologjik. Në oborr të një shtëpie në fshat supozohet se është një tumë ilire. Në fshat, në vendin Te Kisha, janë gjurmët e një kishe katolike. Edhe në një lendinë thuhet se ka ekzistuar një kishë mesjetare. Gjurmë arkeologjike ka edhe te xhamia e fshatit. Lashtësinë e fshatit e vërtetojnë edhe shumë vendvarreza që ndodhen në pjesë të ndryshme të fshatit për të cilat nuk dihet se kujt i përkasin. Ky vendbanim ishte i njohur me mullinj, pastaj prodhimin e verës etj. Në një familje në këtë vendbanim, në kotecin e pulave, u gjet një vorbë e periudhës bizantine. Në oborrin e kësaj shtëpie gjendën edhe disa fragmente të stelave, të cilat nuk janë studiuar.

Në pjesën jugore të fshatit në vitin 2001 në vendin Pllace (sot ara) janë zbuluar gurë me vizatime - dekorime të fletëve të pemëve, lule, një shkrim i vjetër latin IOM. Aty janë zbuluar edhe mure të gjëra ndërtesash të lidhura me një lloj gëlqere, tjegulla dhe tulla të pjekura të dimensioneve të ndryshme, gurë të gdhendur etj. Tërë kjo dëshmon se këtu ka ekzistuar një qytet antik i tipit municipium. Mirëpo, deri me tani nuk janë bërë gjurmime arkeologjike.

Në dokumentet e shkruara përmendet në vitin 1348 në kartën e perandorit Dushan, pastaj në Librin e kujtimeve të manastirit të Shën Trinës afër Mushtishtit i cili ka filluar të mbahet prej vitit 1465.

Ky vendbanim është i regjistruar në një hartë austriake të për-piluar në bazë të shënimeve të vltit 1689.

Më 1783 është i regjistruar Dorf Pettschane, pastaj në vitin 1840 me emrin Peteiana. Me emrin Peqan është i regjistruar në sallnamet e Vilajetit lë Kosovës të vitit 1893 (131.1 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të viti 1900 (1318 h).

Nga ky vendbanim në periudhën ndërmjet dy luftërave disa familje janë shpërngulur në Turqi e gjetiu.

Para 30 viteve në pjesën jugore të fshatit kanë filluar të vendosën disa familje shqiptare, duke krijuar lagje të re që tani quhcl Peqani i Vogël. Kjo lagje në vitin 1999 kishte 26 shtëpi.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]