Jump to content

Kolegji AAB

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kolegji AAB
LlojiArsimi i lartë universitar
Nivele studimi: Bachelor, Master
Themelimi2002
RektoriAkad. Dr. Lulzim Tafa[1]
Total staff
700
Studentë20000
Location,
KampusiUrban, Decentralizuar
Colors ,  
AffiliationsATV
Faqja zyrtarehttps://aab-edu.net

Kolegji AAB është kolegj i arsimit të lartë në Kosovë. Është kolegji më i madh dhe me reputacionin më të mirë në Kosovë (Fushë Kosovë).

Kolegji AAB në fillim ishte themeluar si një universiteti i arsimit të larte në Prishtinë, Kosovë. Ai u themelua në vitin 2002 si një institucion i arsimit të lartë në fushën e komunikit masiv. Në vitin 2008, Kolegji AAB ishte zgjeruar deri në tetë departamente.Ndërsa tani studimet në AAB zhvillohen në 13 fusha studimi të shpërndara nëpër fakultete përkatëse. Në kuadër të këtyre fakulteteve, veprimtarinë e vet e zhvillojnë 24 programe në nivelin bachelor dhe 15 programe në nivelin e studimeve master.[2]

Misioni dhe vizioni

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Misioni

Kolegji AAB aplikon qasjet më të reja në mësimdhënie e në kërkime shkencore, siguron kushte të përkryera për punë e studime për studentët e të gjitha niveleve e për mësimdhënësit, përfshirë teknologjitë më të reja, krijon ambient miqësor akademik dhe zhvillimor, i kontribuon aktivisht jetës shoqërore e ekonomike të vendit dhe realizon programe cilësore të bashkëpunimit ndërkombëtar në arsim të lartë e në kërkime shkencore. Në këtë kuptim, Kolegji AAB kultivon një mjedis të sigurt që mundëson kreativitetin, mendimin kritik, tolerancën dhe vlerat e larta etike të mësimdhënësve e të studentëve në kuadër të një kornize të arsimimit tërëjetësor.[3]

Vizion

Kolegji AAB është institucion udhëheqës arsimor dhe hulumtues që shëmbëllen cilësinë, vlerat dhe traditat më të mira kombëtare dhe ndërkombëtare të arsimit të lartë, dhe që promovon standarde të larta në jetën akademike e hulumtuese në vend dhe jashtë, në hap me zhvillimet më të reja teknologjike, i integruar plotësisht në trendet e arsimit të lartë evropian (i njohur si Procesi i Bolonjës), pjesëmarrës aktiv i të gjitha nismave të rëndësishme në arsimin e lartë në vend, Evropë e më gjerë dhe promotor i zhvillimit ekonomik e shoqëror të vendit.[4]

Studimet në Kolegjin AAB zhvillohen në 15 fusha studimi të shpërndara nëpër fakultete përkatëse. Në kuadër të këtyre fakulteteve, veprimtarinë e vet e zhvillojnë 24 programe në nivelin bachelor dhe 15 programe në nivelin master të studimeve.

Programet studimore të ofruara nga Kolegji AAB kanë një profil të konsultuar me sektorin përkatës dhe palët e interesit si dhe marrin për bazë nevojën për arsimim tërëjetësor dhe forcim të komponentës hulumtuese në studimet e arsimit të lartë. Prandaj të gjitha programet e rregullta poashtu ofrohen për studentë pa shkëputje nga puna dhe ofrojnë një rast të veçantë për inkuadrimin në punën hulumtuese dhe në praktikë në institucionet dhe ndërmarrjet më të rëndësishme në Kosovë.[19]

Shtëpia Botuese AAB

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shtëpia botuese AAB është themeluar me themelimin e Kolegjit AAB. Është e lidhur ngushtë më studentët, lexuesit dhe hulumtuesit jo vetëm të Kolegjit AAB por për të gjithë studiuesit dhe hulumtuesit në mbarë vendin dhe me gjerë. Shtëpia Botuese AAB është e dedikuar që të botojë dhe ribotojë libra nga fusha të ndryshme të studimit si: juridik, ekonomik, gazetari, shkenca sociale, administratë publike dhe pothuajse në të gjitha fushat e studimit. Shtëpia Botuese AAB kryesisht boton libra të fushës akademike, të cilat mbështesin drejtpërdrejt plan-programet në Kolegjin AAB dhe në të gjitha universitetet e tjera në Kosovë dhe jashtë Kosove. Kështu, veprimtaria botues e tij shtrihet në fushat, për të cilat studentët e këtij Universiteti kanë treguar interesim të veçantë, si dhe prej të cilave ata përgatisin provimet e tyre.

[20]

Në Kolegjin AAB është edhe Teatri AAB "Faruk Begolli"[21]


Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ [1]
  2. ^ [2]
  3. ^ [3]Vizituar me 17.03.2019
  4. ^ Misioni dhe vizioni Arkivuar 17 gusht 2016 tek Wayback Machine Vizituar më 17.03.2019.
  5. ^ [4]Vizituar më 17.03.2019.
  6. ^ [5]Vizituar më 17.03.2019.
  7. ^ [6]Vizituar më 17.03.2019.
  8. ^ [7]Vizituar më 17.03.2019.
  9. ^ [8]Vizituar më 17.03.2019.
  10. ^ [9]Vizituar më 17.03.2019.
  11. ^ [10]Vizituar më 17.03.2019.
  12. ^ [11]Vizituar më 17.03.2019.
  13. ^ [12]Vizituar më 17.03.2019.
  14. ^ [13]Vizituar më 17.03.2019.
  15. ^ [14]Vizituar më 17.03.2019.
  16. ^ [15]Vizituar më 17.03.2019.
  17. ^ [16]Vizituar më 17.03.2019.
  18. ^ [17]Vizituar më 17.03.2019.
  19. ^ Fakultetet Vizituar më 13.08.2016.
  20. ^ [18]
  21. ^ [19] Vizituar me:17.03.2019

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]